Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Majlinda Bregu: Të çelen negociatat me BE-në, por të shtohen prioritetet

Nga 27.al 0

Lajmi se Partia Demokratike ka propozuar amendamente shtesë që kushtëzojnë datën e çeljes së negociatave me Bashkimin Europian ka shkaktuar një “stuhi” të vërtetë mediatike në Shqipëri.

Por, në fakt kryetarja e komisionit parlamentar të integrimit, Majlinda Bregu ka kërkuar çeljen e negociatave me BE-në, por dhe e dekriminalizimit dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, krahas pesë priroriteteve të deritanishme.

Sipas saj, e vetmja rrugë që mund të shtojë presionin ndaj Qeverisë së Tiranës është çelja e negociatave.

Më poshtë një pjesë e shkurtër e fjalimit të Majlinda Bregut në takimin e sotëm në Bruksel:

Reforma në drejtësi ishte skaner për të gjithë klasën politike në Shqipëri.

Ju, si Bashkim Europian jeni investuar më shumë në ruajtjen e stabilitetit se sa në zhvillimin e demokracisë. Sipas meje, situata në Shqipëri dhe kjo rrugë e gjatë i shton listës së pesë prioriteteve edhe dekriminalizimit dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Nga ana tjetër zhvillimi ekonomik i vendit duhet të jetë priotitet.

E fundit: komisioni duhet të propozojë pasnesër çeljen e negociatave. Nuk ka mënyrë tjetër për të detyruar qeverinë e politikën për të ndërmarrë seriozisht reformat se sa kjo rrugë. Siç thuhet: kura më e mirë kundër armiqve të demokracisë, është më shumë demokraci.”

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>