Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Majko: Basha ka sjellë një frymë të re në PD

Nga Skenderi 0

Deputeti i PS-së, Pandeli Majko ka vlerësuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për mënyrën se si ai po e drejton PD-në në politikë.

Sipas deputit Majko, Basha ka sjellë një frymë të re në PD, shumë ndryshe nga paraardhësi i tij Berisha.

“Klima politike vazhdon të jetë e tendosur, por me Bashën kryetar PD-je janë krijuar kanale komunikimi dhe dialogu”, u shpreh Majko.

“Të jem sinqertë, Basha po formëzohet si lider në PD, por ai po drejton në një moment të vështirë në parti. Ai nuk ka asnjë dysh, asnjë tresh, por ka Berishën dhe drejton me grupin e tij parlamentar. Por mendoj se Lulzim Bashën e vërtetë do ta shohim në zgjedhjet e vitit të ardhshëm”, tha Majko.

Këto komente Majko i ka bërë në emisionin “Kapital” në “Vizion Plus”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej