Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Ligji për mbetjet e riciklueshme , Rama: Nuk i kemi tradhëtuar shqiptarët

Nga Skenderi 0

Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social FB, Kryeministri Edi Rama shkruan se ligji për importin e mbetjeve të riciklueshme është vetëm normalizim i jetës për industrinë e lehtë të riciklimit.

Rama shkruan në FB se nuk i ka “tradhëtuar shqiptarët, nuk do t’i tradhëtojmë kurrë për asnjë interes që bie ndesh me interesin e tyre e të fëmijëve tanë”.

Në pëfundim Rama shkruan se Shqipëria ka qenë vendi i vetëm në Europë pa këtë ligj.

Rama në FB

Çfarë po u thuhet sot njerëzve nga sharlatanët politikë e mediatikë, për ligjin e ri të mbetjeve, është një shpifje që synon t’u fusë frikën dhe t’i përdorë kundër qeverisë! Ne nuk i kemi tradhëtuar shqiptarët kur ndaluam importin e plehrave nga jashtë; nuk i kemi tradhëtuar kur kaluam ligjin e ri që s’ka të bëjë gjëkundi me lejimin e importit për plehra që digjen apo groposen në Shqipëri;!

Ligji i ri është vetëm normalizimi i jetës për industrinë e lehtë të riciklimit, 100% sipas legjislacionit të gjelbër të BE-së, e cila blen mbetje letre, plastike, alumini apo druri dhe i kthen në lëndë të parë për prodhimin e ambalazheve, shisheve plastike, kanaçeve të aluminit apo material bio për ngrohje (pelet).

Ishim vendi i vetëm në Europë pa këtë ligj dhe sot jemi thjesht një vend si të tjerët, në rajonin tonë apo në Bashkimin Europian.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej