Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Ligj kundër shpifjes/ Rama: Po punojmë me OSBE për të ngushtuar llumin e mediave online

Nga Ejona 0

Kreu i qeverisë, Edi Rama është shprehur sot nga foltorja e Kuvendit se shumë shpejt do të miratohet ligji kundër shpifjes, ndaj mediave online.

Rama u shpreh se po punon me OSBE mbi një draft që shtrëngon me ligj botën mediatike që sipas tij është kthyer në një llum.

“Do vijmë shpejt me ligjin kundër shpifjes, shumë shpejt do rregullojmë edhe mediat on line. S’mund të jemi më mish për top, të sakatohemi në emër të lirë, siç këtu do vijmë shumë shpejt.

Kemi punuar me OSBE, me një draft dhe do kërkojmë të shtrëngohet qartë në ligj rrethi i atyre që e kanë kthyer botën mediatike në llum dhe e bëjnë të pamundur për njerëzit se kush informon e kush sajon, kush i shërben publikut dhe kush i thith gjakun një opinioni të tërë publik.”-tha Rama.

Ndërkohë nga ana tjetër, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar sot pas raportit të organizatës “Reporterët pa Kufij”, sipas të cilit Shqipëria zbret me 7 vende në indeksin botëror për lirinë e medias.

Vokshi shprehet se kjo gjendje është alarmante për median në Shqipëri, gjë që Partia Demokratike e ka denoncuar me kohë.

Shqipëria bie me 7 vende nga viti paraardhës/ Vokshi: Gjendje alarmante e lirisë së medias

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej