Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

LGBT sulm diskriminues për takimet në shkolla: Fajin e kanë Ylli Manjani, Mesila Doda dhe Tritan Shehu

Nga 27.al 0

Organizatat që merren me anti-diskriminimin e homoseksualëve kanë reaguar, duke përdorur sulme diskriminuese ndaj politikanëve apo zërave publikë që nuk janë të të njëjtit mendim me ta. Këto organizata që kanë hallin e drejtë të diskriminimit dhe bulizmit ndaj homoseksualëve, përdorin të njëjtën teknologji dhune ndaj atyre që mendojnë ndryshe.

Kërkojnë të pranohet i ndryshmi, por vetë nuk e pranojnë të ndryshmin, duke i dhënë të drejtën vetes të akuzojnë me gjuhë të dhunës verbale politikanë, aktivistë civilë apo gazetarë që mendojnë ndryshe nga ata.

Më poshtë, deklarata e plotë e organizatave LGBT:

Reagimi i organizatave LGBT: “Takimet pjesë e Planit Kombëtar të Veprimit, MAS të marrë përgjegjësi”

Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT dhe Pro LGBT po ndjekin me vëmendje se si për të disatën herë segmente të margjinalizuara të politikës shqiptare po dirigjojnë një sulm të shëmtuar ndaj të drejtave të njeriut.

Ky sulm i përsëritur për përfitime të shpejta politike nga segmente të pandershme po i apelon një shoqërie që për fat të keq mbetet ende e painformuar. Që sulmi i koordinuar të ketë efekt, gjuha që po përdoret është gjuhë që synon të përhapë panik dhe frikë. Ky është një sulm jo vetëm ndaj organizatave LGBT, por një strategji që synon të keq informojë publikun dhe t’u sjellë përfitime disa politikanëve që sa kohë kishin mundësi ta bënin më të mirë këtë vend kanë dështuar.

Nuk është hera e parë që politikanë si Z. Ylli Manjani, ish-Ministër i Drejtësisë që duhet të ketë njohuri mbi të gjitha konventat e ratifikuara nga Republika e Shqipërisë, përfshirë dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, dalin hapur kundër të drejtave LGBT. Nuk është as për Tritan Shehun hera e parë kjo. Ai dikur, në kohën e organizatave rinore të partisë kishte kauzë sulmin ndaj kishave dhe xhamive. Sot përdor si kauzë sulmin ndaj të drejtave të njeriut. Në vetvete kauza është e njëjtë, targeti dhe mjetet ndryshojnë. As Znj. Mesila Doda nuk e ka për herë te parë.

Ajo që i lidh këta politikanë është fakti që janë të gjithë të dështuar, sepse nuk mbahen mend për asgjë veçse për dështimin e tyre. Por, neve kjo nuk na shqetëson. Ata me vetëdije kanë zgjedhur të mbijetojnë duke dështuar pambarimisht.

Çfarë na shqetëson në këtë histori është fakti se si Ministria e Arsimit refuzon të marrë anën e saj dhe përpiqet me çdo kusht të tërhiqet nga debati, ndonëse është në fakt institucioni kryesor për zbatimin e Planit Kombëtar të Masave për luftën ndaj diskriminimit të LGBT sanksionuar me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 390, datë 25.5.2016 .

I kujtojmë Ministrisë së Arsimit se ne nuk hyjmë as natën e as vjedhurazi nëpër shkolla, por këto takime zhvillohen në kuadër të Planit Kombëtar të Veprimit për Personat LGBTI në Shqipëri, strategji e miratuar nga qeveria shqiptare në qershor 2016. Qëndrimet mohuese të MAS në këtë rast tregojnë edhe njëherë se qeveria ka dështuar të përmbushë angazhimet që vetë ka ndërmarrë që prej dy vitesh.

Pikat pëgjegjëse për aktivitetet ndërgjegjësuese në shkolla në Planin Kombëtar të Veprimit për Personat LGBTI në Shqipëri 2016 – 2020

Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë është një ndër institucionet kryesore përgjegjëse për implementimin e këtij plani i cili përfshin aktivitete edukuese dhe ndërgjegjësuese më drejtues, mësues, psikologë shkollash dhe nxënës.

Sipas Raportit Evropian mbi të drejtat LGBT në arsim, Shqipëria klasifikohet ndër vendet e fundit të Këshillit të Evropës për çështje si aksesi në edukim, e drejta për të pasur mësues të zotë, mbështetjen dhe motivimin e secilit nxënës. Bazuar në studimin e Këshillit të Evropës i realizuar në Shqipëri nga Edmond Dragoti dhe Emanuela Ismaili 60% e mësuesve në sistemin arsimor shqiptar shprehen që bullizmi në shkolla ekziston dhe 77.2% e tyre thonë se kanë nevojë të trajnohen.

Në fund, viktimat janë nxënësit dhe të rinjtë të cilët janë pjesë e një ambienti ku nuk flitet për orientimin seksual apo identitetin gjinor, ku numri i vetëvrasjeve është i lartë dhe bullizmi ndaj të rinjve LGBTI është fenomen i përditshëm.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej