Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Kujtim Tafa, njeriu që përshtati makinën dhe sfidoi paralizën

Nga 27.al 0

Nga Ahmet Zani

Përpos historisë së kishës së fshatit Mali i Bardhë, tashmë e njohur dhe jashtë kufinjëve, pasi myslimanët kanë kontribuar në ndërtimin e saj, një tjetër personazh ka çuditur banorët.

Kujtim Tafa është invalid që nga viti 1991 prej një aksidenti dhe ka plot 24 vjet që sfidon shtratin. Kujtimin e sheh duke ngarë mjetin e tij të modifikuar nga vetë ai. Me njërën dorë drejton mjetin, ndërsa këmbët i ka të pamundura, ndaj me dorën tjetër kryen funksionet e mjetit që ai drejton.

Aksidenti i ka ndodhur në ish-kooperativë, ku ai punonte, duke rënë nga një mjet asaj kohe në rrugët e fshatit Mali i Bardhë. Ndonëse mjekët kanë bërë gjithçka për të sjellë në jetë djaloshin 25 vjeçarin malbardhas, Kujtimi do të kalonte pjesën tjetër të jetës në paralizë të plotë. Madje, ai tregon se gjatë një tubimi në qytetin e Laçit është takuar me Sali Berishën, i cili i premtoi ndërhyrje kirurgjikale në klinikat e specializuara jashtë vendit, premtim që më pas u harrua.

I jam mirënjohës familjes, gruas dhe vajzës të vetme,  Lorela.”, thotë Kujtimi.

Vajza e Kujtimit që në moshën 13 vjeçare i ka dhënë makinës, duke e dërguar për vizita apo tek të afërmit të atin. Ndërsa gruaja qysh pas tre vjetëve të martesës u përball me këtë fatkeqësi, ndërsa i ka qëndruar pranë si një fisnike e vërtetë.

Lorela shtatë vjet më parë do të “braktiste” babanë dhe familjen e saj për t’u martuar me një djalë po nga fshati Mali i Bardhë. Në fakt, ka qenë vetë Kujtimi që e ka shtyrë vajzën të krijojë jetën e saj. Ai vetë ju fut punës për të përshtatur mjetin dhe tani është i zoti të ngasë makinën, megjithëse këmbët nuk i lëvizin. Qe krejt ideja e tij për të ndryshuar mjetin në atë model që Kujtimi ta ngiste me dorë.

Ai tashmë është i lirë të vizitojë kishën në fshat dhe ndihet më së shumti i gëzuar, kur sheh që dhe xhamia e munguar është drejt përfundimit. Sigurisht kontributi për ndërtimin e xhamisë është i përbashkët nga i tërë fshati, pavarësisht besimit në katolikë apo myslimanë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej