Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

KQZ refuzon kërkesën e PS dhe LSI për shtyrjen e regjistrimit të koalicioneve

Nga Klodiana 0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka refuzuar kërkesën e PS dhe LSI për shtyrje të regjistrimit të koalicioneve politike për zgjedhjet e 18 qershorit.

Kryetari i KQZ, Denar Biba deklaroi se është një kërkesë që nuk ka një bazë ligjore që të na detyrojë të marrim një vendim.

“Pas datës 29 Prill nuk ka më kohë për manovra politike. Në çfarë do lloj rrethane KQZ nuk ka pse të marrë një vendim të njëanshëm që do të reflektonte vetëm interesat e një krahu politik.

Nuk kemi pse të marrim vendim, është një kërkesë e rrallë, nuk ka një bazë ligjore që të na detyrojë të marrim një vendim.

E çmoj, por KQZ nuk duhet të marrë vendim në lidhje me këtë kërkesë” deklaroi ai.

Një të njëjtën linjë me kryetarin e KQZ ishin edhe anëtarët e tjerë të KQZ që pas diskutimeve vendosën që të mos e marrin në konsideratë kërkesën.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej