Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Korçarët, një “dru” të mirë Josës, Partizani barazim në Vlorë

Nga 27-shi 0

Dy ndeshjet e mbrëmjes, ajo e Korçës, Skënderbeu – Tirana dhe Flamurtari – Partizani, kanë qenë vërtetë për t’u ndjekur. Skuadra e Agostinelit fitoi pastër, 2-0, ndaj bardhebluve që kishin udhëtuar së bashku me një “ish” të rëdësishëm të Skënderbeut të viteve të fundit, trajnerin Mirel Josa. Vendasit kanë hapur takimin që në të 4’ me anë të Salihit, i cili gjen golin pas një pauze relativisht të gjatë, ndërsa Tirana u mjaftua duke bërë kundërshtarin e denjë,  si dhe me ndonjë shtyllë pas topit të goditur nga Domgjoni. Gjashtë minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt, Latifi i jep goditjen K.O. Tiranës dhe ribashkohet me Kukësin në krye të tabelës së klasifikimit.

Në në disa moment të lojës, spektakël kishte edhe në Vlorë, në një ndeshje ku Partizani dominoi në pjesën e parë dhe arriti ta mbyllte këtë fraksion në avantazhin e një goli të realizuar nga Batha, por që erdhi pas një aksioni model, ku morën pjesë edhe Torrasa e Ekuban. Në pjesën e dytë, një tërheqje e pakuptim e miqve, ndërsa vlonjatët gjejnë golin me anë të Alvesh, i cili përfitoi pas një pasigurie të Krasniqit. Partizani mbetet tri pikë pas kryesuesve, ndërsa vlonjatët jo shumë larg zonës së ftohtë.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej