Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

Kontratat e HEC-eve në Valbonë, ja 12 sanksionet që mund të ushtrojë qeveria

Nga Rexhina Biba 0

Teksa qeveria shqiptare ka lajmëruar se kontratat për ndërtimin e HEC-eve të vogla, sidomos në zonat e mbrojtura si në rastin e Valbonës, nuk mund të prishen, për shkak të kostove që kanë, sipas kontratave të nënshkruara me subjektet shihet se ka në dorë po aq mjete penalizuese për bllokimin dhe prishjen e tyre.

Në kontratën e ndërmjet qeverisë dhe tre koncesionarëve në Valbonë është neni i sanksioneve që e penalizon biznesin që nuk zbaton kontratat. Ja të gjitha sanksionet që mund të aplikojë qeveria.

Sanksionet:

– Për mosrespektim të afatit të ndërtimit, Koncesionari do të paguajë 0.02% në ditë të vlerës së investimeve të munguara.

-Për moskryerje koncesionari do të paguajë 10% të diferencës midis vlerës së investimeve të rënë dakord.

-Për çdo ditë vonesë për fillimin e punimeve, Koncesionari do të paguajë shumën 77 Euro (shtatëdhjetë e shtatë).

-Keto penalitete do të mbahen dhe zbriten nga Sigurimi i Kontratës parashikuar në nenin 14 më sipër, duke pasur parasysh se nëse vlera e këtij sigurimi nuk është mjaftueshme për shlyerjen e penaliteteve, Koncesionari do të paguajë diferencën, rast pas rasti.

– Në rast mosrealizimi të prodhimit të energjisë elektrike dhe fuqisë së vendosur sipas kushteve të rëna dakord në këtë Kontratë, Koncesionari do të paguajë penalitetet e mëposhtme:

– Në rast mosrealizimi të prodhimit të energjisë elektrike për faj të koncesionarit, koncesionari duhet të paguaje 5% të vlerës së prodhimit të parealizuar për periudhën raportuese, duke pasur parasysh se në këtë rast, Autoriteti Kontraktues do ta marrë të plotë tarifën koncesionare prej 7%. Në rast se prodhimi nuk realizohet për shkaqe të tjera, Koncesionari nuk penalizohet për prodhimin e munguar. Në këtë rast, Koncesionari është i detyruar të paguajë tarifën koncesionare në vlerën prej 7% të prodhimit faktik të realizuar.

– Për mosrealizim të fuqisë së vendosur deri në 10%, përcaktuar sipas nenit 3 të kësaj Kontrate,  Koncesionari do të paguajë penalitetin e mëposhtëm:

-Shuma e penalitetit = Prodhimi vjetor i energjisë elektrike x Fuqia e painstaluar (në %) x Vitet e operimit siç janë llogaritur në ofertë x Çmimi i shitjes së energjisë elektrike vendosur  nga ERE në momentin e kryerjes së testimit të veprës sipas nenit 11 të kësaj Kontrate x Tarifa Koncesionare (në %). Ky penalitet do të aplikohet në momentin e testimit të veprës në përputhje me nenin 11 të kësaj Kontrate.

– Palët bien dakord që penalitetet e parashikuara në paragrafët 23.2 do të zbatohen deri në një vlerë prej 10% të vlerës së investimit. Penalitetet e përcaktuara në paragrafin 23.2.i do të llogariten çdo fundviti kalendarik, sipas një akti rakordimi të përbashkët që bëhet ndërmjet palëve të kësaj Kontrate, ndërsa penalitetet e përcaktuara në paragrafin 23.2.ii do të llogariten si sanksione vetëm për një rast, pas vënies në punë së të gjitha Hidrocentraleve, sipas një procesverbali të përbashkët të përpiluar nga palet.

– Në rast se Koncesionari nuk paraqet projektin e zbatimit për miratim nga Autoriteti Kontraktues, brenda afateve të parashikuara në nenin 8.2 të kësaj Kontrate, Koncesionari do të paguajë penalitet të barabartë me 0,005% të vlerës së investimit për çdo ditë vonesë.

– Penalitetet paguhen në llogari të Autoritetit Kontraktues. Në rast të konstatimit të shkeljeve që çojnë në aplikimin e penaliteteve sipas këtij neni, Autoriteti Kontraktues dhe Koncesionari do të diskutojnë për një periudhë 30-ditore lidhur me shkeljen.

– Kur vendoset për aplikimin e penalitetit përkatës, Autoritetit Kontraktues i lind e drejta të kërkojë pagesën brenda 20 ditësh. Në rast se Koncesionari nuk paguan në kohë, Autoriteti Kontraktues ka të drejtë që së bashku me pagesën e detyrimit kryesor të kërkojë edhe kamatat ligjore.

/monitor.al/

Rama: Nuk i anulloj dot HEC-et e Valbonës

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej