Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Katër lajme që duhet të na trondisin nga themelet!

Nga Media 0

Nga Mentor Kikia

1- PD paraqiti një projektligj për ndryshimin e ligjit Antimafia, duke parashikuar sekuestrimin e pasurive të kompanive që kanë marrë në mënyrë abuzive, koncensione dhe PPP. PD thotë se situata është e jashtëzakonshme. Oligarkët e Ramës po shtijnë në dorë ekonominë kombëtare. Por që kjo “Antimafia” dhe “Vettingu” i politikës të bëhen, duhet mbështetja e mazhorancës, e cila nuk e jep votën. PS tha sot se vetingu i politikës do të diskutohet vetëm pasi të jetë realizuar reforma e plotë e drejtësisë.

2- Mazhoranca ishte në parlamernt. Ajo tha se Basha të tregojë më parë oligarkët e lidhur me vëllanë e vet. PS solli sërish projektin për ndryshimin e ligjit për Magjistraturën, për të emëruar gjykatës dhe prokurorë të rinj, për të plotësuar vendet që lanë bosh të shkarkuarit e vettingut. PS thotë se situata është e jashtëzakonshme, sepse sistemi i drejtësisë po mbetet pa gjykatës e prokurorë. Por PD nuk i jep votat. Ajo thotë se nuk ofrojmë asnjë lloj bashkëpunimi, pa realizuar më parë vettingun e politikës.

Ndërkohë…..

3- Para Ambasadës Gjermane, sot, qindra infermierë e mjekë, prisnin marrjen e vizave të punës. Presidenti i urdhërit të infermierit tha se deri tani kanë ikur 4000 infermiere në Gjermani.

4- Televizionet holandeze, tregojnë përmes imazheve, sesi të rinjtë shqiptarë, pasi fshihen në fushat përrreth portit të Roterdamit në Holandë, u sulen kamionëve para se të hipin në tragete, çajnë me thika mushamatë dhe futen brenda, apo futen poshtë shasive, për të shkuar në Britani.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej