Ka than' i moçmi: 

"Komunizma është një sëmundje e tmerrshme, si tërbimi i qenve dhe i ujqërve, është kolerë që nuk shkatërron vetëm trupin,por zemrën dhe shpirtin e njeriut."

- Mit'hat Frashëri

Itali, kapet gomonia me 734 kg marijuanë, në pranga 2 shqiptarë

Nga Skenderi 0

Policia italiane ka sekuestruar këtë të martë rreth 734 kg marijuanë në një gomone në zonën e Leçes.

Policia ka arrestuar dy trafikantë shqiptarë. Gomonia u sekuestrua në orët e para të mëngjesit pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative.

Policia  Shqiptare njofton se : Në orët e para të mëngjesit së ditës së sotme njësitë aerodetare të Guardia di Finanza  pas sinjalizimeve të dhëna nga Policia e Shtetit  kanë arritur të ndalojnë një gomone rreth 6 m, me dy shqiptarë me inicialet A.P. 43 vjeç dhe G.S. 39 vjeç në bord, të cilët transportonin rreth 734 kg Kanabis.

Gomonia kishte dy motorë  prej 250 Kuaj-fuqi dhe një tjetër motor rezervë në bord.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>