Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Incidentet në Fushë-Krujë, Skënderbeu ironizon me deklaratën e policisë (film)

Nga Media 0

Incidenti i Fushë-Krujës, para ndeshjes mes Kastriotit dhe Skënderbeut është kthyer në një telenovelë të vërtetë.

Mes reagimeve të klubeve respektive dhe Partizanit, i cili u fut në mes për shkak se dyshohet se incidentet ishin të inskenuara nga ata, në skenë ka dalur edhe policia e shtetit. Sipas kësaj të fundit, në Fushë-Krujë nuk ka pasur përplasje mes tifozëve të dy skuadrave, deklaratë që ka ngjallur reagimin e korçarëve.

Përmes një video të shpërndarë në rrjetin social “Facebook” Skënderbeu ka ironizuar me komentet e policisë, duke publikuar pjesë nga filmi shqiptar “Lulëkuqet mbi mure”.

“Reagim qesharak i policisë! Ja pra krisma nuk ka pasur…Kurse dhunuesi kërkon prova nga i dhunuari. Ndodh edhe kjo”, ka shkruar “KF Skënderbeu”. Për më tepër shikoni videon e publikuar nga korçarët.

/Ora News.tv

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej