Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Idrizi: Dje në territorin e Shqipërisë, shteti shqiptar pushoi së ekzistuari (film)

Nga Media 0

Në një deklaratë për mediat kryetari i PDIU deklaroi se dje në territorin e Shqipërisë shteti shqiptar pushoi së ekzistuari, ndërsa kërkoi me urgjencë të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

Duke komentuar thirrjet e bëra nga grekët, Idrizi u përgjigj: “Ka vetëm një Epir dhe është ai i Pirros së Epirit, krahina shekullore e Çamërisë”.

Kreu i PDIU ka edhe një kërkesë për shtetin shqiptar ku nënvizon: “Nëse nuk e vendosni dot autoritetin e shtetit për garantimin e integritetit territorial të Shqipërisë, detyrë që rrjedh nga Kushtetuta e vendit, na thoni se do ta mbrojmë vetë ne shqiptarët.

Deklarata e Idrizit:

Kemi heshtur deri tani duke u munduar shumë të respektojmë kodin e të vdekurit. Kemi heshtur gjithë këto ditë për keqpërdorimin që i është bërë një akti terrorist që do ndëshkohej nga policia e çdo vendi të botës, të një njeriu që e përdorën në jetë dhe e përdorën edhe në vdekje.

Kemi heshtur këto ditë dhe nuk ua rikujtuam atë që e kemi thënë me vite me zë të fortë: Varrezat e ushtarëve grekë të rënë si pushtues në Shqipëri dhe bërja e tyre varrezë historike me ceremonial shtetëror, do të bëhej vend pelegrinazhi dhe pikënisje incidentesh për të avancuar pretendimet territoriale të Vorio Epirit.

Kemi parë me shqetesim dhe indinjatë stinën e marrëveshjeve nën tavolinë, politikën pa dinjitet e reciprocitet të politikës shqiptar, servilizmin dhe vasalitetin përballë shtetit grek. Shtetin grek, që mban prej 78 vitesh ligjin e turpshëm të Luftës me Shqipërinë nuk njeh genocidin e shqiptarëve të Çamërisë dhe ende nuk njeh as shtetin e Kosovës. Fatkeqësisht koha na dha të drejtë e sot ne nuk mund të heshtim më.

Dje u gjendëm përballë shfaqjes së turpshme për shtetin shqiptar e për cilindo shqiptar, atë të cenimit të integritetit territorial të vendit. Dje në territorin e Shqipërisë shteti shqiptar pushoi së ekzistuari dhe ne u detyruam të shihnim shfaqjen e thirrjet nacionaliste të ithtarëve të Vorio Epirit: “Sëpatë dhe zjarr ndaj qenve shqiptarë”. “Gjaku na thërret të djegim shqiptarin”, “Vorio – Epiri është Greqi”.

Thirrje raciste u shoqëruan me veprime të dhunshme ndaj gazetarëve shqiptarë si dhe me bllokimin e rrugëve nacionale. Turp për ata deputetë shqiptarë e grekë që u bashkuan në nderimin e një terroristi të keqpërdorur!

Thirrjet e atyre që guxuan të revokonin dje Vorio Epirin, sot po u përgjigjemi ne: Ka vetëm një Epir dhe është ai i Pirros së Epirit, krahina shekullore e Çamërisë.

PDIU dhe Shoqata Patriotike Çamëria kërkojnë sot me forcë të mblidhet urgjentisht Këshilli i Sigurisë Kombëtare për të vënë urgjentisht në alarm institucionet e Sigurisë Kombëtare, SHISH, SHIU, Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Mbrojtjes, për këtë ngjarje por dhe për financimet sekrete greke për një pjesë të mediave , OJF dhe bizneseve. Ju kujtojmë shqiptarëve që Këshilli i Sigurisë Kombëtare është mbledhur herën e fundit për çështjen e Balilit.

Është e papranueshme dhe indinjuese për të gjithë ne shqiptarët që të shohim rënien e shtetit në Jugun e Shqipërisë. Ngjarje të tilla shqiptaret i kanë parë në vitin 1914, në vitin 1940, në vitin 1997, por kurrë nuk mund të pranojnë t’i shohin të përsëritura në vitin 2018.

I drejtohem sot shtetit shqiptar që: nëse nuk e vendosni dot autoritetin e shtetit për garantimin e integritetit territorial të Shqipërisë, detyrë që rrjedh nga Kushtetuta e vendit, na thoni se do ta mbrojmë vetë ne shqiptarët.

Ardhja e ekstremisteve grek ne Shqiperi, kryetari i PDIU-se Shpetim Idrizi, konferenc per media

Posted by Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet on Friday, November 9, 2018

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej