Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Hoxhaj: Ne blejmë 400 mln € mallra nga Serbia, ata bëjnë fushatë kundër nesh

Nga Media 0

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se masa mbrojtëse prej 10 për qind e vendosur nga Qeveria e Kosovës, për produktet e importuar nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, i mbron interesat e shtetit të Kosovës, sovranitetin, integritetin territorial, por mbi të gjitha i mbron edhe prodhimet vendore.

Hoxhaj në një intervistë për Telegrafin theksoi se ky vendim është marrë në mënyrë që Serbia mos të financoj më tutje me parat e qytetarëve të Kosovës, një fushatë kundër Kosovës në një gjeografi globale.

“Serbia këto muajt e fundit është duke bërë një fushatë të ndytë në raport me sovranitetin e Kosovës. Në gjeografi të ndryshme janë duke bërë përpjekje që të tërheqin njohjen e Kosovës, janë duke bërë përpjekje që të godasin sovranitetin e Kosovës, ta minojnë shtetësinë e Kosovës. Kështu, meqë Kosova është një vend ku Serbia eksporton produkte të shumta dhe qarkullimi vjetor i tregtisë mes Kosovës dhe Serbisë është diku rreth 400 milionë euro, ne si Qeveri kemi vendosur të vendosim masa ekonomike në raport me Serbinë. Vendimi ka qenë një vendim i një sjellje shtetërore me qëllim që Serbia mos të financojë më tutje me paratë e qytetarëve të Kosovës një fushatë kundër Kosovës në një gjeografi globale”, ka thënë Hoxhaj./Telegrafi

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej