Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

“Heronj” dhe viktima

Nga Media 0

Reportazh/ Një ditë me veteranët dhe ish-të përndjekurit politikë. Ku bashkohen e ku ndahen dy palët, çfarë mendojnë ata për hapjen e dosjeve të Sigurimit, ç’prisnin nga politika dhe zhgënjimi nga “Rilindja” e Edi Ramës.

heronj-dhe-viktima

Nga: Rexhina Biba, Bekim Skënderi, Ejona Zenelhasani, 27.al

Ata nuk kanë qenë kurrë kundërshtarë, por historia i pozicionoi si të tillë. Ajo histori e paqenë që nuk ka ekzistuar kurrë, ajo histori e shkruar nga diktatori Enver Hoxha. Më shumë sesa dëshmorë apo “armiq të popullit” ata ishin dhe janë viktima të sistemeve totalitare e autoritariste që ngritën elitat politike të 100 viteve të fundit.

Veteranët e Luftës dhe të përndjekurit politikë kanë qenë dy pole të kundërta të shfrytëzuara pa mëshirë, përkatësisht nga e majta dhe djathta. Janë dy prej kategorive të shoqërisë shqiptare më të keqpërdorura nga politika. Veteranët votojnë padiskutim majtas, ndërsa të përndjekurit politik, djathtas. 72 vjet pas përfundimit të Luftës, veteranët vazhdojnë të vlerësohen njësoj si heronjtë e saj, ndërsa pala tjetër nga “armiq të popullit” quhen viktima të komunizimit dhe si të tillë vazhdojnë të trajtohen edhe sot. Ka mbetur ende hija e urrejtjes mes tyre, ashtu siç na u shfaq për 50 vite të komunizmit. Sot, ata që quhen “veteranë” nuk kanë asnjë dëshirë të flasin për të përndjekurit, as t’i shajnë e as t’i lëvdojnë. Pak fjalë që i thonë janë vazhdimësi i hijes së imazhit që perceptuan për “armikun”, njësoj si në atë kohë, kur historia e diktatorit i vendosi në dy anë të barrikadës.

beterran-godineE kundërta ndodh me ata që quheshin “armiku i popullit”, nuk kanë urrejtje për veteranët e nuk e kërkojnë fajtorin atje. Madje, thonë se janë njësoj të përçmuar si ata, të persekutuarit e komunistëve. Nëse i pyet: a njeh ndonjë veteran a ke ndonjë mik të tillë?!, përpiqen të gjejnë me zor ndonjë dhe në fakt iu del vetëm një prej tyre që dikur ishte drejtues i lartë i luftës, por më vonë u bë “armik i popullit”. Është Rrahman Parllaku, gjenerali me kontribute në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare që gjatë diktaturës “u zbulua” si armik i popullit dhe i partisë.

Heronjtë

27.al ka qëndrur një ditë në ambjentet ku e bjerrin ditën veteranët, tek selia e tyre dhe lulishtja përballë saj. Na pritën me dashamirësi. Na ftuan të vizitojmë zyrat e tyre. Ka plot dekorata, fotografi heronjsh, tituj nderi e fotografi të Luftës Antifashiste në këto zyra. Selia ndodhet në qendër, në pjesën e pasme të godinës së Partisë Socialiste. Siç shihet në foto, selia e veteranëve ka marrë ngjyrën vjollcë të Rilindjes . “Partia” jua ka zbukuruar oborrin me lulishte dhe atje i gjen veteranët te lulishtja midis katedrales ortodokse dhe selisë së PS-së. Ndjehen shumë mirë me lulishten e tyre dhe të vlerësuar nga Rilindja e Edi Ramës. Nuk kanë vërëjtje për të dhe nëse i ngacmon pak me ndonjë kritikë ka gjasa që të “zihesh” keq me ta.

vetran1
Një veteran duke treguar për 27.al, fotografi nga LANÇ

Kanë kaluar 72 vjet nga nëntori i 1944, kur mbaroi lufta. Bazuar në një përllogaritje të thjeshtë, i bie që partizani më i ri, duke përjashtuar “Velon”, të jetë rreth të 90-ve. Ajo që të bën përshtypje është se veç shmangies, kur i pyet për moshën e secilit, nuk duan as të identifikohen me emër. Kanë një mënyrë interesante për t’u shmangur nga pyetjet. I thua sa vjeç je dhe mblidhen të gjithë bashkë dhe të përgjigjen në grup, jemi mbi 86, jemi të gjithë deri në 90. I pyet për emrin të thonë e ç’rëndësi ka emri, veteranë jemi. Por, ne këmbëngulëm dhe pati prej tyre që pranuan të na e thonë me kushtin që të përdoren vetëm iniciale. Duket e çuditshme kjo përpjekje për t’u fshehur nga disa pyetje kaq të thjeshta siç është mosha apo emri apo në cilën brigadë ke luftuar.

Veterani nga fshati Vlushë i Skraparit, G. Hasa,  të përgjigjet kështu, kur e pyet në cilën brigadë ke luftuar apo çfarë mendon për të përndjekurit politik: “Në fshatin Vlushë të Skraparit 95% kanë qenë me lëvizjen e LANÇ-it. I gjithë rrethi ishte zonë e thellë malore. Në fshatin tone në janar 1944 në operacionet e dimrit gjermani i vrau 24 veta, nga të cilët 20 janë dëshmorë. Si kundërpërgjigje e masakrës, në mars të ’44 u krijua një si amë e madhe, Brigada e 7 sulmuese. ..Më vonë, pas çlirimit filloi ndërtimi i shtëpive të djegura që u bë me punë vullnetare të përbashkët me solidaritet të plotë të popullit….te ne nuk kishte të persekutuar politikë…

Nëse e pyet a njeh ndonjë të persekutuar politik, veterani përgjigjet kështu: “Jo, jo. Nuk njohim, se ne ishim përkrahës të partisë dhe përgjithësisht rreth vetes kishim mbështetës. Mund të kishte ndonjë të rrallë që njihnim, por jo të afërt.”

Duhet të hapen dosjet e sigurimit?

Këto janë politike, nuk na pyet njeri ne. Po nuk i hapin ato, se i dalin të fshehtat…”

Një tjetër veteran LL.Dino, nga Vlora ka më shumë se sa kaq për të thënë për të përndjekurit.

Bëhet propogandë e madhe për të përndjekurit, por nuk bëhet për 28.000 dëshmorët që kanë dhënë jetën për vendin tonë. Pse të gjithë kujtohen vetëm me 5 maj e 29 nëntor për dëshmorët, ndërsa për të persekutuarit çdo ditë?

Ja Kongresi i Rinisë së Skraparit nuk përmendet fare…” 

Viktimat, të përndjekurit politikë

te-perndjekuritNjë tjetër pamje shfaqet tek pala tjetër, tek “armiqtë” ose siç quhen sot, të përndjekurit politikë. Selia e tyre ndodhet pranë Urës së Tabakëve. Në oborr kanë një memorial, pranë të cilit gjen vazhdimisht të përndjekur politikë. Rrinë aty se presin mos takojnë të parin e tyre, atë të Institutit të Integrimit të ish-të Përndjekurve Politikë. Presin mos gjejnë ndonjë zgjidhje për hallet e mëdha që vazhdojnë të kenë për veten dhe familjet e  tyre.

Kanë gjtihmonë dëshirë ta tregojnë me detaje të imta jetën në burgjet komuniste dhe më pas kalvarin e vuajtjeve këto 26 vite të tranzicionit. Duket se janë po aq të persekutuar, sa ishin në komunizëm. Ka prej tyre që jetojnë në çadra, s’kanë as banesë. Një prej tyre është Agron Luka. Ja si e rrëfen ai me pak fjalë jetën e tij:

Kam bërë 9 vjet e 4 muaj burg politik për agjitacion e propagandë. Dënimin e kam vuajtur në burgjet e Spaçit dhe Qafë të Barit. Fle jashtë. Nuk kam shtëpi, nuk kam asnjë njeri. Isha jashtë shtetit në Greqi. Kur erdha ishin mbyllur këto dosjet, jashtë afatit, por ne kur na morën në burg nuk na thanë prit ti se do të vrasim ne. Ç’janë këto? Edhe mua më takon dëmshpërblimi. Si puna ime jemi shumë vetë. Si ka mundësi? Bile vetë zoti Edi Rama na dha shpresën tek greva e urisë që për ju do të bëj ç’mos. Tani po presim nuk e di çfarë do bëj me ne, me dosjet tona. Jemi gjallë, po flemë rrugëve, kjo është e gjithë e vërteta ime. Po të doni hajde më takoni, jam mbrapa bankës atje jetoj me kartona, fle jashtë, mbledh ndonjë kanaçe, që unë i burgosuri politik të ushqehem. agroni2

 Aty në programin e Rilidnjes kanë shkruar do të dëmshpërblehemi, do të punësohemi, do t’u rikthehen letrat me vlerë, do t’i rikthehen lekët e mbatjës së shpisë, do t’i strehojmë, të gjithëve do u japim pension. Ne sot nuk kemi asgjë, as dëmshpërblim, as pension, as shtëpi, asgjë.

Ja çfarë thotë ai për veteranët

Edhe veteranët e luftës kanë një të drejtë legjitime për të gjitha. Ne nuk mund të jemi kundra, qoftë ushtarakëve, qoftë veteranëve etj. Se ça ishte Lufta le ta thonë historianët…, se ishin ballistët, se ishin partizanët, se ishte luftë civile. Ne s’kemi punë… Edhe veteranët janë një pjesë e asaj historie… diku ku ka gabime duhet që ta kritikojmë, diku ku ka ato të vërteta duhet t’i themi bravo ju qoftë se bëtë diçka, se luftuat.

Por, shok veteran të luftës ne edhe të burgosurit politikë kena Rraman Përllakun. Ai  nuk i shmaget të vërtetave dhe gabimeve që ka bërë ai sistem, sepse ashtu ishin gatuar…

Kena dhe të tjerë shokë veteranë, por nuk po mbaj mend emrat, ose mund të më bien ndërmed vetëm si emra si për shembull Halimi.. Nuk debatojmë, sepse deri diku një pjesë janë të vetëdijshëm për gabimet e regjimit komunist dhe e thonë me një fjalë: Ishte koha e keqe….”

dosje-plus

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej