Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Hapja e negociatave me BE, Kotzias: Mbroni të drejtat e minoritetit dhe të drejtat e pronës së tyre

Nga Skenderi 0

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias duke komentuar  përfundimet e Presidencës sllovake për ecurinë e procesit të integrimit europian të Shqipërisë tha që përveç reformës në drejtësi dhe pesë prioriteteve kyçe si kushte bazike për hapjen e negociatave, Shqipërisë i është nënvizuar nevoja e mbrojtjes së të drejtave të pakicave në gjithë territorin dhe jo vetëm në zonat minoritare.

Në një intervistë për agjencinë zyrtare të lajmeve “ANA­MPA”, Kotzias u shpreh se teksti i konkluzioneve, vuri në dukje për më tepër, se mbrojtja e të drejtave të minoriteteve është e lidhur për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe me të drejtat e pronës.

Pra, sipas Kotzias shteti shqiptar, duhet të  respektojë të drejtat e pronësisë së këtyre minoriteteve, si dhe të marrë masat e nevojshme për këtë qëllim.

Kjo çështje thekson Kotzias tashmë është përfshirë dhe në tekstet e BE-së.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej