Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Greqia kërcënon sërish: Nuk do rrimë duarkryq ndaj shkeljeve të Shqipërisë

Nga Media 0

Vijojnë kërcënimet e palës greke ndaj Shqipërisë. Presidenti grek Prokopis Pavlopulos ka kërkuar që të respektohen të drejtat e minoritetit në Himarë.

Aventurizëm ndërkombëtar i cilëson Pavlopulos sjelljet e liderëve shqiptarë, ndërsa thekson se Greqia nuk do rrijë duarkryq.

Me Shqipërinë duam gjithmonë të kemi marrëdhënie të mira, e mbështesim në procesin e anëtarësimit. Mirëpo, sjellje të aventurizmit ndërkombëtar si ato që po shohim së fundi ndërmjet Tiranës dhe Prishtinës janë sjellje të një shkeljeje brutale të të drejtave të njeriut dhe kjo po ndodh me minoritetet për të drejtën e pronës.

Shqipëria dëmton vetë procesin e anëtarësimit dhe kjo nuk është përgjegjësia jonë. Ne nuk do të rrimë duarkryq ndaj sjelljeve të tilla”, ka deklaruar presidenti grek duke paralajmëruar se në të ardhmen mund të ketë ndryshime qëndrimesh në raport me Tiranën zyrtare.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej