Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Greku, nazisti dhe fashisti në një foto të vitit 1941, mungon ushtari çam

Nga Media 0

23 Prilli 1941, kur gjeneralët grekë nënshkruajnë me gjeneralët nazistë gjermanë bashkëpunimin midis tyre kundër Aleatëve.

Në një fotografi të publikuar nga historiani Arben Llalla, duken qartë tre ushtarë duke pozuar bashkë. Është një ushtar grek, një ushtar nazist gjerman dhe një ushtar fashist italian. Fotografia përcjell harmoninë që ka ekzistuar mes nazistëve e fashistëve me ushtrinë greke të vitit 1941, kohë kur grekët akuzojnë popullsinë e Çamërisë si bashkëpunëtore me nazistët. Në të vërtetë ende nuk ka asnjë dokument të vetëm që e vërteton akuzën e palës greke për popullsinë e Çamërisë, ndërkohë që për ushtrinë greke si bashkëpunëtore me nazistët janë publikuar tashmë me qindra dokumente e fotografi që përcjellin fakte të pakundërshtueshme të bashkëpunimit të grekëve me nazistët gjermanë e fashistët italianë.

Historiani Arben Llalla e ka shoqëruar fotografinë e publikuar në facebook me këtë mesazh: “Grekët prej 70 vitesh akuzojnë shqiptarët e Çamërisë se kanë bashkëpunuar me gjermanët dhe italianët, por s’kanë ofruar asnjë dëshmi, fotografi apo dokumentë. Në këtë foto janë tre ushtarë dalë në Prevezë më 1941, një ushtar grek, një gjerman dhe një italian. Po shqiptari i Çamërisë përse nuk është? Sepse asnjëherë s’ka patur bashkëpunim të çamëve me italianët dhe gjermanët.”

Një tjetër fotografi e publikuar nga historiani, flet për marrëveshje mes ushtrisë gjermane naziste dhe asaj greke. Sipas historianit, Arben Llalla, është e 23 Prillit të vitit  1941, kur gjeneralët grekë nënshkruajnë me gjeneralët nazistë gjermanë bashkëpunimin midis tyre kundër Aleatëve.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej