Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Gjirokastër/ Sekuestrohen 116 kg lëndë narkotike

Nga Skenderi 0

116 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa është sekuestruar nga policia gjatë operacionit antidrogë në Gjirokastër.

Forcat policore kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Ilir Jemini 46 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale E.J.

Bëhet me dije se gjatë kontrollit të ushtruar  në banesën e shtetasit Ilir Jemini, në lagjen Zinxhira, Gjirokastër, u gjet një qese plastike me lëndë narkotike e dyshuar të jetë Cannabis Sativa, me peshë rreth 6 kg.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtuar   në banesën e shtetasit E.J, po në lagjen Zinxhira, u gjetën 12 thasë me lëndë narkotike, me peshë totale 110 kg.

Vazhdojnë kërkimet për kapjen e tij.

foto-ilustruese

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>