Policia e Tiranës ka arrestuar një person pasi ka goditur me thikë një efektiv policie të bashkisë.
Blutë bëjnë me dije se shtetasi i arrestuar Bujar Shehu, 54 vjeç, banues në Tiranë, ka qënë i dënuar më parë për “Kundërshtim të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”.
54 vjeçari dyshohet se gjatë një konflikti me punonjësit e Policisë Bashkiake në rrugën e “Kavajës” më datë 16.11.2016 ka qëlluar me thikë këtë të fundit.