Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve”.

                                    -Faik Konica

Gara me Dukën/ Fino: Mediat po shtrembërojnë të vërtetën

Nga Klodiana 0

Deputeti socialist Bashkim Fino, i cili kandidon përballë Armand Dukës në garën për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, ka reaguar ndaj mediave, që sipas tij, po shtrembmbërojnë të vërtetat.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Fino e ka ngritur këtë shqetësim, pas një kronike lidhur me një mesazh të zv.presidentit të UEFA-s, të cilit sipas Finos i janë shtrembëruar fjalët.

Statusi i plotë i Finos në Facebook:

Shtrembërimi i lajmeve nga “Top Channel”

Kam vënë re disa tendenca të mediave të ndryshme për të bërë rolin e tifozit në zgjedhjet për president të FSHF. Por, asnjëherë nuk kam dashur që të cënohet vërtetësia e lajmeve. Fatkeqësisht, në lajmet e “TOP CHANNEL” është deformuar deklarata e zv.presidentit të UEFA-s, zotit Surkis. Në radhë të parë përshëndetes qëndrimin e paanshëm dhe korrekt të UEFA-s. Në deklaratën e tij, zoti Surkis nuk e ka përmendur në asnjë moment fjalën politikë. Me dëshirën për të politizuar fushatën, kronika e “Top Channel” citon sikur ta ketë thënë zoti Surkis fjalën “politikë”. Keqardhje për mungesën e profesionalizmit.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej