Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Frika nga incidentet/ Partizani nuk do të luajë në “Selman Stërmasi”

Nga Skenderi 0

Ekipi i Partizanit nuk do të luajë në Stadiumin e Tiranës, madje as në ndeshjen e kësaj fundjave të cilën e ka me Vllazninë.

Kjo pasi Policia e Tiranës duke rënditur një sërë faktorësh për incidente të mundshme ka vendosur që të mos marrë përsipër sigurinë e ndeshjeve që Partizani do të zhvillonte në stadiumin e Tiranës “Selman Stërmasi”.

Për këtë arsye Policia e Tiranës i ka dërguar një shkresë drejtuar klubit të Partizanit,  klubit të Tiranës dhe Federatës Shqiptare të Futbollit ku i rëndit disa arsye se pse e kanë çuar policinë që të marë këtë vendim.

“Tifozët janë shprehur se do të bllokojnë hyrjet e stadiumit, duke mos lejuar lojtarët e ekipit të Tiranës që të futen në stadium për t’u mos zhvilluar ndeshja. Ky fakt është konstatuar që më datë 26 janar në kompleksin “Skënder Halili”, ku fitozët nuk lejuan lojtarët e ekipit të Tiranës të zhvillonin stërvitjen e radhës duke krijuar incidente”, thotë Policia.

“Gjatë zhvillimit të ndeshjeve në këtë stadium, do të kryejnë akte të ndryshme dhune si prishje dhe dëmtime të simboleve të klubit Tirana, dekorin e stadiumit, thyerjen e stolave e dëme të tjera si shenjë hakmarrjeje ndaj tifozëve të Tiranës.Nisur nga situata e krijuar ndërmjet palëve, kushteve jo të mira të stadiumit, të cilat janë favorizuese për tifozët për të shkaktuar incidente të ndryshme apo ngjarje të rënda që mund të dëmtojnë rëndë jetën e sportistëve, abritrave dhe vetë tifozëve, me qëllim shmangien e përplasjeve, kërkojmë nga të gjithë aktorët që përfshihen në këtë proces që të bëhet e mundur një zgjidhje tjetër, pasi Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës, për situatën e krijuar e ka të pamundur marrjen e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes”, thuhet në shkresën e Policisë së Tiranës.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej