Ka than' i moçmi: 

"Është virtyt që njeriu të shohë dhe të njohë të metat e tij."

- Mit'hat Frashëri

Formimi i qeverisë/ LSDM me ofertë gjysmake për shqiptarët në Maqedoni

Nga Skenderi 0

Propozimi që BDI-ja ka marrë nga LSDM për qeverinë duket se nuk i përmban të gjithë kërkesat e shqiptarëve, siç janë të përcaktuara në platformë.

Gazeta Dnevnik thotë se nga burime brenda BDI-së ka mësuar se partia e drejtuar nga Ali Ahmeti nuk ka marrë atë që ka pritur, duke aluduar në zyrtarizimin  plotë të gjuhës shqipe.

“Nga LSDM nuk kemi pranuar atë që kemi kërkuar, përkatësisht garancitë me shkrim për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni”, ka thënë ky burim shkruan Zhurnal.

Gjithashtu thuhet se po bisedohet edhe më tej për të arritur një marrëveshje për shqipen, por që deri tani nuk ka rezultat final për këtë çështje.

LSDM ka pranuar kërkesat e shqiptarëve përsa i përket vazhdimit të punës së Prokurorisë Speciale, integrimit të Maqedonisë në BE dhe NATO, gjithashtu edhe zbardhjen e rasteve të “Sopotit”, “Monstrës”, “Brodecit” dhe “Lagjes së Trimave”.

/ina/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej