Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Fondet sekrete greke, Shpëtim Idrizi: Po përdoren metoda të Luftës së Ftohtë

Nga admin 0

Kreu i PDIU-së ishte i ftuar në rubrikën “Opinion”, në studion e lajmeve në News 24, ku foli për fondet sekrete të Ministrisë së Jashtme të Greqisë për mediat shqiptare.

Ai tha se po përdoren metoda të Luftës së Ftohtë për të manipuluar opinionin publik shqiptar në lidhje me Çështjen Çame.

Idrizi i bëri thirrje Presidentit të Republikës dhe Prokurorisë të mbledhin Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të hetuar mbi këtë.

“Do doja të theksoja faktin që ajo që ne kishim paralajmëruar doli e vërtetë. Kjo rrodhi nga shtypi grek që nga fondet sekrete të Ministrisë së Jashtme janë dhënë në portalet e mediat shqiptare për të manipuluar opinionin publik shqiptar në lidhje me Çështjen Çame.

Ne kemi investim direkt të Prokurorisë së Athinës për nxjerrje të sekretit shtetëror, por jo për fondet. Kjo është e rëndë se cënon integritetin shqiptar, duhen hetime direkt nga Shqipëria. Një pjesë e mediave dhe analistëve janë përdorur për influencën greke në Shqipëri. Gjest i rëndë, delikat për marrëdhënien mes dy vendeve. I kemi bërë thirrje Presidentit të mbledhë organet ligjzbatuese të Shqipërisë, SHISH-in, Prokurorinë, Policinë e Shtetit. Të dalin në dritë kush janë ato portale e gazetarë, e mbi të gjitha qëllimi, për të cilin e kanë bërë.”, u shpreh Idrizi.

Pyetje: Sa serioz mendoni se është impakti? Supozojmë se lëvizin para që prekin median, sa mund të ketë ndikuar një sasi e tillë parash në Shqipëri?

Shpëtim Idrizi: Nga të dhënat vetëm në tetor janë dhënë mbi 1mln euro, shumë goxha e madhe, imagjinojeni në vite. Asnjë në Shqipëri mos të bëjë sikur nuk e kupton, se e dimë që një pjesë e mediave mendonte të stigmatizonte shqiptarët e Çamërisë. Ne jemi në disa momente me Greqinë: shtet në luftë me Greqinë, s’është hequr Ligji i Luftës. Kam folur këtu edhe për çështjen e toponimeve. Kemi bërë betejë të madhe për censusin. Kemi folur për marrëveshjen e ujërave, ndërkohë që ministri ynë i jashtëm heshtte. Sot, Presidenti deklarohet se nuk do bëhet kjo marrëveshje pa u bërë funksionale Gjykata Kushtetuese. Kjo që po ndodh është në kufijtë e tradhtisë.

Marrëveshja Shqipëri-Greqi po prek sovranitetin e vendit. Kjo është si tip Lufte e Ftohtë, por nuk ndodh në asnjë vend që vendet i përgjigjen njëri-tjterit me këto metoda. Jemi në një vend të BE me një tjetër që është kandidat për BE. Ne si PDIU do i drejtohemi Prokurorisë dhe Presidentit të thërrasin Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Fondet sekrete greke, Idrizi: Po përdoren metoda të Luftës së Ftohtë

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej