Sipas denoncimeve që bëjnë studentët janë të shumët drejtuesit e gjimnazeve që nuk po i lejojnë nxënësit që t’i bashkohen protestës. Kërcënime ka pasur edhe për shoferët e autobusëve të Elbasanit që nuk janë lejuar të sjellin studentët në Tiranë. Por pengesat nuk i kanë ndalur studentët. Ata janë të vendosur të protestojnë dhe të mos dialogojnë për 8 pikat e deklaruara qartësisht. Ata shprehen se me kalimin e ditëve qytetarët po i mbështesin gjithnjë e më shumë, fakt që i bën më të sigurt në revoltën e tyre. “Edi Rama leje mallin, hajde na qaj hallin”, është një nga thirrjet protestuese të studentëve që nuk ndalen.
Plagosje me thikë në Kavajë –
Një person mbeti i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në lagjen...