Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Edhe pas paralajmërimit të Ballës, Berisha refuzon të dëshmojë në Komisionin Hetimor për CEZ

Nga Skenderi 0

Edhe pas paralajmërimit të Ballës, dy javë më parë, nga foltorja e parlamentit,  i cili i kërkoi ish- Kryeministrit Berisha të paraqitet në komisionin hetimor të ngritur për çështjen e CEZ, ose të kundërt do të angazhohet policia për ta sjellë, ky i fundit nuk është paraqitur sot në Komisionin Hetimor, edhe pas kërkesës të bërë nga deputeti socialist Taulant Balla.

“Zoti Sali Berisha, je thirrur dëshmitar në këtë komision për të dëshmuar. Kemi marrë një përgjigje nga kreu i PD se në seancën e parashikuar para pak kohësh s’kishe mundësi të vije, se vetë nuk përgjigjesh ti. Tani po ta them këtu në sallën e Kuvendit të Shqipërisë sipas ligjit për komisionet hetimore, je i detyruar të vish me vullnet të lirë, në të kundërt do ti kërkojmë Policisë së Shtetit të të sjellë me zor në komision hetimore, ta dish. Mirë bën që në datë 14 nëntor ora 10:00, je i pari aty për të dëshmuar.” tha Balla.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>