Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Durrës/ Basha: Zgjidhje konkrete me të marrë pushtetin

Nga Klodiana 0

Pas takimit me të rinjtë në Durrës, kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi se në paketën e zgjidhjeve të opozitës për të nxjerrë të rinjtë dhe vendin nga depresioni përfshihet edhe anulimi i ligjit “Për arsimin e lartë” dhe punëzënia e të rinjve.

“Durrësi i gëzimit dhe verës sot është një qytet i depresuar psiqikisht dhe ekonomikisht ku shpresa për të nesërmen është vrarë nga një kastë e korruptuar që për interesat e veta ka braktisur interesat e durrsakëve. Sot i shërbehet vetëm xhepave të Vangjush Dakos dhe Edi Ramës dhe bandës që i solli në pushtet”, tha Basha.

Edukim ndryshe, investime në arsim, praktikë të paguar nga shteti dhe mjaft premtime të tjera për politika sociale në shërbim të qytetarëve u deklaruan si zgjidhje që PD do të ofrojë me të marrë pushtetin.

Basha shprehu bindjen se vetëm përmes tyre shqiptarët do të marrin fatet e tyre në dorë dhe bëjnë ndryshimin.

Në fund të fjalës së tij, Basha premtoi se me votën për opozitën, pas zgjedhjeve, shqiptarët do të kenë një qeverisje dhe një kryeministër të qytetarëve.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej