Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Dita Botërore e Kancerit/ Në 2030, numri i të prekurve nga kanceri pritet të arrijë 21.7 milionë

Nga Ejona 0

Në ditën botërore kundër kancerit, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar një raport ku argumentohet se diagnoza e vonë e kancerit çon në vdekjen e miliona personave që durojnë vuajtje të panevojshme dhe vdekje të parakohshme.

Në këtë raport OBSH thotë se duhen përmirësuar shanset e mbijetesës për pacientët e kancerit duke shtuar përpjekjet për të diagnostifikuar dhe trajtuar këtë sëmundje në fazat e saj të hershme.

Dr. Etienne Krug, ekspert i OBSH mbi sëmundjet kronike dhe kancerin këshillon njerëzit të ndërgjegjësohen për vizitat dhe kontrollet e vazhdueshme për kancer. Krug shprehet se “…çdo vit, 14 milionë persona diagnostikohen me kancer dhe 8.8 milionë vdesin. Por kanceri nuk duhet të jetë më një dënim me vdekje. Nëse njerëzit janë më të ndërgjegjshëm për simptomat e kancerit, ata do të vijnë më shpejt në një qendër shëndetësore dhe do të diagnostikohen më shpejt.”

Sipas këtij raporti sëmundja është përgjegjëse për thuajse 1 në 6 vdekje globalisht. Më shumë se 14 milionë persona preken nga kanceri çdo vit dhe ky numër pritet të rritet në 21.7 milionë deri në 2030.

OBSH pranoi se sfidat janë më të mëdha në vendet më të varfra, ndaj dhe Agjensia e Shëndetit i nxit këto vende të kenë “shërbimin bazik dhe me kosto të ulët të diagnozave dhe trajtimit të kancerit”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej