Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Detaje të reja për grabitjen në Rinas/ Prokuroria: Shuma e vjedhur 3.2 milionë dollarë

Nga Ejona 0

Prokuroria e Tiranës jep detaje të reja për grabitjen që ndodhi ditë më parë në aksin që të çon drejt Rinasit

Prokuroria ka theksuar se shuma e ngarkuar në automjete është rreth 3.2 milionë dollarë. Sa i përket numri të personave të përfshirë në vjedhje është 6-7 persona, të organizuar në tre automjete.
“Mjetet që transportonin paratë kanë qenë të pajisura me kamera sigurie, të cilat janë të vendosura, një nga ana e jashtme tek dera anësore e makinës së blinduar dhe tjetra është e vendosur brenda makinës pas shoferit. Dy prej tyre janë përdorur për të goditur mjetet e shoqërimit të parave, ndërsa në një makinë e tretë janë vendosur thasët me para që janë vjedhur nën kërcënimin e armëve.
Personat nën hetim kanë deklaruar se nuk janë në dijeni nëse kamerat janë të lidhura me sistemin e sallës operative të SHPFS “J…..”. Në makinë kanë pasur edhe radion komunikimi dore, me të cilën duhet të komunikojmë me sallës operative të “J…..”, si edhe me makinën shoqërues. Por ditën e ngjarjes, personat nën hetim nuk kanë komunikuar në radio as me sallën dhe as me makinën shoqëruese në momentin e sulmit, pasi sulmi i autorëve ka qenë i shpejtë dhe nuk u ka lënë kohë që të komunikonin në radio.” -sqaron më tej Prokuroria.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej