Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Deputetja Silva Caka: LSI duhet të dalë e vetmje në zgjedhjet parlamentare!

Nga Media 0

Deputetja e LSI Silva Caka deklaron se LSI duhet të dalë e vetme në zgjedhjet parlamnetare të 18 qershorit. E ftuar dje gjatë emisionit “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Caka tha se LSI ka një kontratë me qytetarët dhe si e tillë prova e madhe e saj është që në zgjedhje të dalë e vetme. Por, Caka sqaroi se ky është një mendim i saj personal dhe nuk ka asnjë vendim të forcës  që ajo përfaqëson.

Ky është mendimi im personal që për mua do të jetë votë publike në forumet e LSI, por a do të fitojë mendimi im apo jo, këtë do ta kenë në dorë forumet e partisë.

Silva Caka është e para deputete e kësaj force politike që shprehet hapur për pozicionin që duhet të ketë LSI në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Në fakt, ka shumë hamendësi kohët e fundit se me cilën parti do të bëjë koalicion LSI në zgjedhjet parlamentare. Nuk janë të paktë ata që thonë se LSI do vazhdojë koalicionin me PS, por edhe ata që mendojnë se LSI do të bëjë koalicion me PD. Megjithatë, ende nuk ka një vendim zyrtar të kësaj force politike.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej