Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Debate të forta në Kuvend mes Berishës dhe Ahmetaj për rritjen e pagave

Nga Skenderi 0

Debate të shumta janë zhvilluar sot në Kuvend mes ish- Kryeministrit Sali Berisha dhe Ministrit të financave Arben Ahmetaj, lidhur me marrëveshjen me FMN për buxhetin 2017, dhe vendimin e qeverisë për rritjen e pagave.

Ish kryeministri Sali Berisha i kërkoi qeverisë të mos luajë me FMN dhe se largimi i FMN do të ishte kërcënimi më madhor që ka pësuar ekonomia

“FMN nuk mund të largohet pa zbritur borxhi publik nën 60%. Qeveria do ta përzërë FMN me një borxh publik 72% . “ tha Berisha.

Gjithashtu ish-Kryeministri akuzoi qeverinë se fondin për pagat u “katandis në kaposh në thelë”

“Ajo që u quajt rritje rrogash nuk është as indeksim. Sipas njoftimit të fundit, nuk janë 100 milionë dollarë zotëri, po 64 milionë dollarë. U katandis kokoshi në thelë. U keni shkatërrruar çdo gjë. Këshilli i Ministrave sot ka në bordero 530 vetë punonjës nga 128 që kishte në vitin 2013. Nuk vjen në Parlament ai se regjiston çdo ditë nga një dështim”,

Ndërsa akuzave të Berishën i është përgjigjur  ministri Ahmetaj duke thënë se se rritja e pagave do të jetë 10 % dhe se fondi 12 mujor shkon 100 milionë dollarë.

Ahmetaj: “Rritja e pagave është 10% dhe fondi 12 mujor shkon mbi 100 milionë dollarë. Do ta fillojmë në një mars dhe rritjen e pagave dhe të pensioneve”

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>