Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Bushati i telefonon Kotzias: Reflektoni, keni shkelur të drejtën ndërkombëtare

Nga Luljeta Progni 0

Ministria e Jashtme shqiptare reagoi pas arrestimit të shoferëve shqiptarë që po transportonin Abetare për fëmijët shqiptarë në Greqi.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, i ka kërkuar homologut të tij grek, Nikos Kotzias, që çështja e dy shoferëve të Ministrisë së Jashtme, të arrestuar në Greqi, të trajtohet në bazë të akteve të së drejtës ndërkombëtare dhe praktikave diplomatike në fuqi. Ministria e Jashtme shqiptare ka publikuar një deklaratë, ku e konsideron shkelje e të drejtës ndërkombëtare, arrestimin dhe dënimin e dy shoferëve të kësaj ministrie nga pala greke. Ministria e Jashtme i bën thirrje autoriteteve greke të reflektojnë rreth kësaj situate duke theksuar se akti bie në kundërshtim të plotë me rregullat e së drejtës ndërkombëtare, cënon klimën e miqësisë dhe të besimit mes dy shteteve tona.

MPJ shpreh keqardhjen që procedura e ndjekur nga autoritetet greke bie në kundërshtim të plotë me rregullat e së drejtës ndërkombëtare, duke cënuar njëkohësisht klimën e miqësisë dhe të besimit mes dy shteteve tona. MPJ do të vijojë të ndjekë në rrugë diplomatike trajtimin e mëtejshëm të kësaj çështje duke uruar në të njëjtën kohë për një reflektim të shpejtë të palës greke për këtë çështje”, theksohet në deklaratën e Ministrisë së Jashtem të Shqipërisë.

Më 13 nëntor, u arrestuan nga policia greke dy shoferë të Ministrisë së Jashtme shqiptare, pasi po tranportonin disa Abetare për fëmijet shqiptarë që jetojnë në Greqi. Një ditë më parë organet e drejtësisë greke vendosën burgosjen e tyre me disa muaj. Ministria e Jashtme sqaron se prej këtij momenti, ministri i jashtëm, Ditmir Bushati ka qenë në kontakt me homologun e tij Nikos Kotzias. Bushati vazhdon t’i kërkojë ministrit të jashtëm grek që të reflektojnë mbi ngjarjen bazuar në të drejtën ndërkombëtare.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>