Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

“Burg kush pengon zgjedhjet”, Balliu i kthen përgjigje Ballës

Nga Klodiana 0

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu ka komentuar deklaratën e bërë sot nga Taulant Balla, i cili tha se do të ketë burg për ata që pengojnë zgjedhjet e 30 qershorit.

Nga protesta e Unazës së Re, Balliu tha se këtu ku keni vjedhur e rrjepur me projekte korruptive, se zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë.

“Taulant Balla, të dëgjova sot kur the se do të dënohen me 7 vjet burg ata që do të pengojnë zgjedhjet e 30 qershorit. Ja ku po të them nga Unaza, këtu ku keni vjedhur e rrjepur me projekte korruptive, se zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë. Zgjedhje fasadë nuk do të ketë dhe nuk do të lejojmë që të ketë. Ju keni kokë staliniste. Nuk kuptoni dot pluralizmin. Fuqia qytetare do iu dërgojë në plehra ju dhe të gjithë sojin tuaj të kriminalizuar. Meqenëse iu hodhët këtë propozim, unë propozoj që të shkojnë në burg ata që hanë e pinë me kriminelë, ata që flasin në telefon me kriminelë”, tha Balliu.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej