Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Berisha dhe Basha janë trembur, i kërkojnë ndihmë Ramës

Nga Media 0

Nga Spartak Ngjela

Gjithçka po ecën drejt ristrukturimit të Shqipërisë moderne.

Por Lulzim Basha i kërkoi Edi Ramës “bashkim” kundër ristrukturimit demokratik të Shqipërisë, kur i tha që të “mos priste mendimin e Komisionit të Venecias për vetingun, por ta amendonin bashkë atë”. Ky ishte thelbi i kërkesës. Por, kuptohet sak që në këto çaste Saliu, po ndihet i trembur nga takimi i Berlinit dhe po kërkon ndihmën e Ramës.

Kurse Rama i tha – Jo!…

Duhet thënë se Venecia ndërkohë e ka marrë vendimin: ajo ka vendosur që “vetingu është një ligj plotësisht sipas Kushtetutës shqiptare”; por pritet që ta shpallë pas disa ditësh. Këtë ka marrë vesh Bashë ziu, përkatësisht Saliu, prandaj kërkojnë një mënyrë të re të bllokimit të vetingut. Çdo keqbërës, kur është drejt ndëshkimit, bie në gropën e profanitetit.

Vetingu është në fakt mbështetja ligjore për fillimin e goditjes së korrupsionit në Shqipëri. Pa miratimin e vetingut, kjo goditje nuk mund të fillojë.

Këta të korruptuar, deri në minutën e fundit, janë me ethe kundër shqiptarëve. Nuk e pret dot “gjëmën” qetësisht tabori i Saliut, por, kështu, të trembur dhe në veprim kundër, janë hedhur edhe gjyqtarët – ky është turp historik! Po si, vërtet mendojnë këta mjeranë se historia demokratike e Shqipërisë, në aleancë sot me Amerikën dhe Gjermaninë, mund të ndalojë me disa vendime gjyqtarësh që nuk i pyet askush?

** *

Gjithçka po flet në favor të Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor. Fqinjët që e shpërbënë Shqipërinë në copa, nuk i kanë më me vete Fuqitë e Mëdha që t’i përkrahin kundër shqiptarëve, por s’kanë ndërkohë as shitësit e mëdhenj të interesit kombëtar shqiptar, siç i kanë pasur rëndom në politikën shqiptare.

Vetingu erdhi më në fund: ai është vendosja e moralitetit në shtetin shqiptar.

Historia jonë ka qenë deri tani një turp i madh i brendshëm, sepse sunduesit tanë janë autorët e varfërisë shqiptare: pse, a nuk e nxori Enver Hoxha Shqipërinë jashtë nga Plani Marshall për pushtetin e tij, në vitin 1946, dhe e la jashtë zhvillimit modern të Europës?

Pse, a nuk i dëboi dhe s’i pranoi edhe Berisha të gjitha kompanitë e mëdha multinacionale që kërkuan të hynin në Shqipëri gjatë sundimit të tij, se donte një Shqipëri të varfër që ta sundonte?

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>