Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Bëra gabim që u ktheva në Shqipëri, tani po e paguaj shtrenjtë

Nga Media 1

U ktheva në Shqipëri me ëndrrën për të shpëtuar një herë e mirë nga “alvanos”­-i që më përndiqte çdo ditë. Nuk është e lehtë të jetosh në vend të huaj. Çdo ditë është një provë e fortë karakteri ku të duhet të shkëmbesh copëza integriteti për copëza mbijetese. Dhe fillon që nga ndërrimi i emrit, por nuk mbaron aty, jua siguroj…

Gjithsesi mua nuk më eci keq. Pas 15 viteve në Greqi kishim biznesin tonë familjar. Punoja me motrat e mia, fillimisht hapëm një rrobaqepsi e më pas riparime tapicerie. Por nuk kënaqesha plotësisht, sepse njeriu është qënie komplekse. Vetëm lekët nuk mjaftojnë. Mendoja për më të mirën. Biznesin e atjeshëm ta kisha në vendin tim. Ky mendim më bindi që para 5 viteve të kthehesha këtu e të merrem me këtë zanat, me plan që më pas të vinte dhe pjesa tjetër e familjarëve këtu.

U betova që nuk do të ikja më në kurbet. Por nuk më doli ajo që mendoja. Shqipëria është një vend i vështirë, që ngadalë po kthehet në i pamundur. Kur mendoj se mund të shkel betimin që i dhashë vetes kur u ktheva, më mbushen sytë me lot. Por nuk kam çfarë të bëj. Më duhet ta shkel, tani jo më për vete, për fëmijët. S’e imagjinoj dot t’i le fëmijët të heqin këto që po heq unë. Jam prindi i tyre.”, thotë Spartaku

Komente (1)

  1. Injorant paske mbetur..

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej