Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Basha: Vangjush Dako është përgjuar me kriminelë, si po e mbron Edi Rama

Nga Klodiana 0

Kryetari i PD në një konferencë për shtyp ka deklaruar se kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është nën hetim, pasi ka përgjime të tij dhe kriminelëve që u ofron tendera në këmbim të votave në zgjedhjet e 25 qershorit. Basha tha se për të mbrojtur Dakon, Rama largoi prokurorin Anton Martini që po merrej me çështjen.

Me grupet kriminale, shitblerja e votave u konfirmua nga raporti i OSBE-ODIHR. PD e ka ngritur me forcë problemin se Rama ka përdorur bandat e drogës në çdo qytet.

Vangjush Dako është kapur duke bashkëpunuar me grupet kriminale më të rrezikshme të Durrësit, ku i kërkon të blejnë votat. Shërbimet inteligjente e kanë kapur gafil Dakon . Ai ju premton tendera kriminelëve, janë miliona euro, që ata të siguronin vota për PS. Këto pazare janë nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Këtë e di Gjushi dhe mentori i tij Edi Rama. Ata ndërhynë për të larguar prokurorin që u mor me këtë çështje. Kjo është një nga çështjet, e dorëheqjes së shefit të SHISH.

Rama është hedhur në sulm për të mbrojtur Gjushin dhe të tjerët. Largoi prokurorin Anton Martini dhe e dërgoi në Shkodër. Prokurori largohet me ngritje në Shkodër, me shpresën për të shpëtuar Gjushin nga prangat.

I kërkoj prokurorit të përgjithshëm të hetojë nëse lëvizja e Martinit është bërë nën presionin e Edi Ramës. Ka prova për kriminalizimin e qeverisë shqiptare. PD do të çmontojë lidhjet e Ramës me krimin. Shqiptarët e panë me zë e figurë si Rama mbrojti Tahirin nga akuzat e antimafies italiane.

PD është e vendosur në betejën e saj për largimin e Ramës dhe krijimin e një qeveri anti-mafia. Shqiptarët do përfundojnë nga krimi i bërë njësh me politikën. PD do japë mbështetjen që Dako të japë përgjigje për bashkëpunimin me kriminelët. Prokurorët i kanë këto fakte. Prokurorët kanë tabulatet ku Gjushi i premton tenderat në këmbim të votës. Peshqit e mëdhenj kanë rënë në rrjetë”, tha Basha.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej