Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Basha: Referendum kundër “mbetjeve”. Ligji i miratuar nga PD ishte i gabuar

Nga Skenderi 0

PD ka deklarur se do të marrë masa për të bllokuar ligjin e mbetjeve të miratuar në Parlament.

Në një deklaratë për median  Basha u shpreh se  do t’i kërkojmë Kuvendit mbajtjen e një referendumi kundër importit të plehrave.

Gjithashtu kreu i Partisë demokratike Luzim Baha bëri autokritikë ndaj të njëjtit ligj të miratuar nga Partia Demokratike kur ishte në pushtet duke thënë se ligji që bëmë ne për importin e plehrave ka qenë i gabuar.

Më tej , Basha ka akuzuar qeverinë Rama se ka dhënë një tender në Fier për riciklimin e mbeturinave, ende pa u miratuar ligji javën e kaluar. “Kjo është prova e një korrupsioni mafioz dhe arsyeja e vetme pse tre vjet më parë Edi Rama anuloi ligjin e mbetjeve dhe këtë muaj e miratoi sërish”, ka thënë Basha.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej