Ka than' i moçmi: 

"Çlirim i një populli nuk do të thotë liri e tij duke skllavëruar një tjetër."

Faik Konica

Basha: BE-ja i dha Shqipërisë këtë shuplakë sepse nuk ka plotësuar 5 prioritet

Nga Rexhina Biba 0

Mospërcaktimin e një date nga Bashkimi Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë, krytari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e cilosoi si një shuplakë për qeverinë.

“Duke mohuar problemet me drogën, krimin, korrupsionin dhe mosmarrjen e përgjegjësisë për zgjedhje të lira, qeveria e Ramës faktikisht ka refuzuar të marrë përgjegjësi për këtë situatë. Është turp për Shqipërinë e vitit 2016 që në vend të lajmit pozitiv për hapjen e negociatave të marrë një vlerësim të denjë për vendet diktatoriale në Afrikë. Për herë të parë në 26 vite, 6 muaj para zgjedhjeve, qeveria merr këtë shuplakë sepse nuk ka plotësuar asnjë nga 5 prioritetet kyçe”, deklaroi Basha.

Zbatimi i vetting-ut është një nga kushtet e thëna qartë nga Bashkimi Europian për Shqipërinë, por ligji ndodhet i bllokuar nga Gjykata Kushtetuese e cila ka tashmë në dorë edhe rekomandimin e Venecias, por ende nuk ka folur. Pezullimi i vetting-ut u bë me kërkesë të Partisë Demokratike. Në fjalën e tij, Basha tha se Partia Demokratike do të marrë përsipër përgjegjësitë e veta.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej