Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Basha: Droga, krimi, hajdutëria qeveritare përgjegjëse për gjendjen e vendit

Nga Skenderi 0

“Përplasja mes policisë së Lezhës dhe Mirditës për drogën në Rrëshen dhe shkarkimet në bllok të oficerëve të policë që kryen operacionin, janë treguesi më i qartë se ku ka degraduar shteti i Edi Ramës, dhe se kush është padroni i vërtet i drogës në Shqipëri

Kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takimin me strukturat e PD në degën 12 në Kryeqytet.

Githashtu Basha tha se s’ka punësim, s’ka investime, s’ka para për fermerët sepse paratë shkojnë tek miqtë e Edi Ramës. Vetëm gjatë vitit 2016, nga janari deri në shtator, 14 kompani me lidhje miqësore, sipas Bashës, politike dhe klienteliste me Edi Ramën kanë përfituar 42.2 milionë dollarë. Me këto para mund të hapeshin 55 mijë vende pune në një vit.

Droga, krimi, hajdutëria qeveritare, këto janë tre përgjegjësit kryesore për gjendjen e vendit. Subvencione jo, vende pune jo, investime jo, u shpreh Basha.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>