Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Arrestohet Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj

Nga Media 0

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj së bashku me 22 zyrtarë të tjerë të institucionit të drejtuar prej tij janë shoqëruar në polici mesditën e sotme.

Frrokaj bashkë me 7 zyrtarë janë vënë në pranga ndërsa të tjerët po hetohen në lidhje me abuzime të dyshuara të bashkisë së Lëzhës me tokat në bregdet.

Frrokaj dhe 22 zyrtarët e tjerë ku përfshihet nënkryetari i bashkisë,po hetohen për shpërdorim detyre në një skemë manipulimi të pronësisë së tokave në bregdet, e ngjashme me atë që u zbulua pak kohë më parë në Spille.

Edhe në Lezhë ka ndodhur e njëjta skema abuzimi me pronat, duke falsifikuar dokumentet dhe kthyer tokat ranishte në toka bujqësore me pronar dhe mbi to ndërtoheshin biznese të ndryshme, lokale, hotele dhe shtëpi banimi.

Të arrestuar:

Fran Frrokaj – Kryetar i Bashkisë Lezhë

Enver Hafizi – Nënkryetar i Bashkisë Lezhë

Gjelina Bacaj – Drejtore e Hipotekës

Eduard Lekaj  – Jurist te Hipoteka

Armando Dakaj – Jurist te Hipoteka

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej