Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Anonymous Albania i bën thirrje Francës: Lironi Haradinajn, ose do ta paguani këtë! (video)

Nga Ejona 0

“Anonymous Albania” i bën thirrje Francës për lirimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj

Në një video të publikuar në YouTube, “Anonymous Albania” paralajmëron autoritetet franceze se nëse Haradinaj ekstradohet drejt Beogradit do të jenë në luftë me gjithë shqiptarët.

Në mesazhin drejtuar Francës, ky grup shprehet se qëndrimi në lidhje me arrestimin e Haradinaj nxit prishjen e dialogut mes Kosovës dhe Be-së dhe luftën në Ballkan.

Mesazhi i Anonymous Albania: “Drejtuar qeverisë franceze. Ne jemi Anonymous Albania. Jemi shumë të zhgënyer nga qëndrimi juaj në lidhje me arrestimin e Zotit Ramush Haradinaj, një nga heronjtë tan. Ai ka kontribuar në çlirimin e Kosovës në 1998-ën. Kosova është shtet i pavarur dhe nuk është pjesë e Serbisë. Ju po prishni dialogun mes Kosovës dhe BE. Provokimet tuaja do të nxisin luftën në Ballkan. ndaj mos luani me ne. Ju nuk duhet ta ekstradoni Haradinajn në Beograd, pasi do të jeni në luftë me ne dhe shqiptarët. Mos e harroni, lironi Zotin Haradinajn, ose do ta paguani këtë. Ne jemi Anonymous Albania. Ne nuk falim, ne nuk harrojmë. Na prisni!”.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej