Zëvendësministrat e qeverisë Rama duket se e kanë pritur me kafe vendimin e Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Ata kanë ndarë në rrjete sociale një foto duke konsumuar kafe në verandën e një lokali në Bruksel. Fotoja është publikuar mëngjesin e sotëm rreth orës 10:30, nga zëvendëministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi.
Në krah të saj shihet zv. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Ilir Bejtja, si dhe zëvendës ministri i Bujqësisë Roland Kristo. Zyrtarët e lartë shihen të veshur sportiv, duke konsumuar kafen e mëngjesit në pritje të nisjes së takimeve zyrtare me përfaqësuesit e lartë të BE-së për Tryezën e Parë Ndërqeveritare.