Zoti Kryeministër, lëri negociatat, shpëto Alvinin nga ferri! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zoti Kryeministër, lëri negociatat, shpëto Alvinin nga ferri!

19:09 | 18/10/2019
në Kryesore
0

Nga Ermal Mulosmani

“Një dramë njerëzore është tragjedi, miliona drama janë statistikë”!

Kjo shprehje cinike e një prej diktatorëve më gjakatarë të njerëzimit, Josif Stalin,  m’u kujtua  kur pashë lajmin e Alvinit, vogëlushit shqiptar të burgosur në kampet e shkretëtirës, atje ku e çoi e ëma kundër vullnetit të tij, në luftën e shenjtë për Zotin!Kampi i parë nga lart

Read more

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Udhëtimi i gazetarit italian në Siri, së bashku me babain e Alvin-it, më bëri të kuptoj më shumë se mijëra kronika televizive nga terreni,  më shumë se të gjitha lajmet e ardhura nga fronti i luftës e të lexuara shkujdesshëm ku flitet për fatin e qindra mijëra sirianëve, myslimanëve, turqve, kurdëve, dreqit apo të birit.

Më bëri të kuptoj, për fat të keq, profecinë cinike të gjakatarit gjeorgjian.

Ishte e pamundur ta nisje e mos ta çoje deri në fund atë makth, atë vuajtje njerëzore të përzier me shpresë dhe zhgënjim brenda…

Më duhet ta vazhdoj prapë referimin e nisur më lart, me një rus tjetër, gjenialin Dostojevski. Në kryeveprën e tij “Vëllezëerit Karamazov”, ka një kapitullin ku flet për harmoninë e përjetshme, momentin kur njerëzimi do arrijë paqen sublime. Për të arritur te ai moment -thotë Dostojevski- njerëzimi duhet të kalojë shumë prova, shumë vuajtje e sakrifica, luftëra, vdekje.

Por:

“Nëse si kusht për arritjen e kësaj paqeje sublime, kësaj harmonie të përjetshme, duhet qoftë edhe një lot fëmije, atëherë unë atë lloj lumturie e refuzoj. Bileta për në parajsë qenka shumë e shtrenjtë, unë refuzoj ta paguaj atë çmim. Nëse një lot fëmije duhet për të farkëtuar lumturinë tonë të ardhme kjo nuk është lumturi”!

Kjo më erdhi në mendje kur e pashë dhe ripashë videon në fjalë…

https://youtu.be/SzQXXPKmWrk

Një ditë, nëna mori Alvinin 4 vjeçar dhe iu përgjigj “thirrjes” së Zotit për të luftuar në Siri, në luftën e shenjtë. As nuk kam të drejtë e as imagjinatë ta arsyetoj vendimin e saj. Alvini 4 vjeçar ndoqi nënën luftëtare duke kaluar në të nëntë rrathët e ferrit deri sa pa edhe vdekjen e saj. I tmerruar dhe i vetmuar, në kampin më të tmerrshëm që imagjinata mund të prodhojë, Alvini me ndihmën e misonareve të Kryqit të Kuq shkruan 3-4 rreshta letër për babain:

“Më ka marrë malli baba. Të lutem eja e më merr”!

Nuk e di se çfarë bëri ai baba kur mori atë zarf nga fundi i oqeanit, zoti mos më provoftë me një tmerr të tillë. Por, Afrimi përmblodhi veten dhe u nis në kërkim, bashkë me gazetarin e njohur të “Le iene”. Pas shumë peripecish, ata zbuluan kampin ku ndodhej Alvin- oh, -ky nuk është një rrëfim për zemra të dobëta-takimi i babait me birin e tmerruar tejkalon edhe imagjinatën më sentimentale të skenaristëve hollivudianë! Përqafimi i pafund i Alvin- “Kampionit”- me babain është gjëja më e trishtueshme që më kanë parë sytë ndonjëherë.

Zëri i Kampionit nuk është zë fëmije, zëri i tij nuk ka ngjyrë, nuk ka mall e as dashuri. Në zërin e tij ka veç frikë. Një frikë prej fëmije të burrëruar, një distancë prej shpresash të humbura. Ai ka vetëm një pyetje :”Kur do shkojmë, sonte?”

Kur do të ikim pyet Alvini

Papritmas babi Afrimi zbulon një plagë lufte  në thembrën e 9 vjeçarit. Menjëherë “Kampioni” përpiqet t’ia lehtësojë brengën babit “Nuk është asgjë, mundem me ecë”!

Plagë që ka marrë vogëlushi në këmbë

Ky nuk është fëmijë, vuajtjet e kanë bërë burrë!

Por jo, nuk qenka e thënë! Për t’a lejuar Alvin-in të largohet nga kampet e tmerrit duhet një diplomat shqiptar (kështu thonë burgosësit të paktën).

Këtu futet në lojë ambasadori i Shqipërisë në Ankara, Gent Gazheli, i cili premton se do të bëjë ç’është e mundur ta kthejë Alvinin në Shqipëri.

I ati i thotë të birit se do duhet të bëjë dokumentat dhe pastaj do t’a marrë me vete

Drama po luante aktin e saj të fundit. Babai duhej të ikte e ta linte të birin në ferr. Kur përpiqet t’ia shpjegojë të birit këtë- duhet talent letrar që nuk e kam për të përshkruar fikjen e shpresës së Alvinit, ndarjen me të atin dhe Alvin-in që ecte duke tërhequr këmbën e plagosur zvarrë…Ndërkohë i ati i binte murit me kokë.

Babain nuk e lënë të jetojë me të birin në kamp, ai duhet të kthehet…

Ohhh, çfarë zhgënjimi…

“Jo sonte”… Si more jo sonte!

Kanë kaluar shumë ditë që atëherë. Alvin-i vazhdon të jetë në ferr me shpresën e fikur, me zhgënjimin e radhës që këtë radhë mban emrin e babait, pa fajin e tij.

Ndërkohë që po shkruaj, Kryeministri po flet dhe shpjegon që kjo çështje nuk është problem i ambasadës por shumë më e komplikuar se kaq. Madje, tha që ka komunikuar edhe me babain e Alvinit dhe ia ka shpjeguar. A thua ti që babai i Alvin-it arrin ta kuptojë komplikimin që e detyron të birin

Unë nuk jam i sigurtë nëse Alvin-i sot është gjallë. E nëse është gjallë a e mban akoma shpresën ndezur se dikur, dikush, do të vijë përsëri ta thërrasë. Nuk e di a e mban akoma shpresën se dikur do të dëgjojë sërish zërin “Alvinin e kërkojnë”…

Kapitullimi i deklaruar i Kryeministrit për Alvinin ishte më i rëndë sesa dështimi i negociatave.

/Gazeta Express

Etiketa: Alvinidramë njerëzoreErmal MulosmanikampSirivogëlushi shqiptar

Të Lidhura

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

nga 27
22:58 | 13/03/2026
0

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

nga 27
22:36 | 13/03/2026
0

Komanda Qendrore Amerikane ka publikuar një video të bombarduesve të fshehtë B-2 që përgatiten të vendosen në Iran. Avionët po...

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

nga 27
22:04 | 13/03/2026
0

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

nga 27
21:20 | 13/03/2026
0

Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamentit Evropian mbi...

Para
Basha: I vetmi përgjegjës për dështimin e negociatave është Rama. Jep dorëheqjen, nuk e meriton keqardhjen e shqiptarëve (film)

Basha: I vetmi përgjegjës për dështimin e negociatave është Rama. Jep dorëheqjen, nuk e meriton keqardhjen e shqiptarëve (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

22:58 | 13/03/2026
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

22:36 | 13/03/2026
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

22:04 | 13/03/2026
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

21:20 | 13/03/2026
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

21:10 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –
  • Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –
  • Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –
  • Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –
  • Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com