Zoti ambasador ti nuk di më shumë se ne! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zoti ambasador ti nuk di më shumë se ne!

15:04 | 03/10/2017
në Uncategorized
0

Nga Ilir Levonja

Zoti Lu, mos i bëj këto deklarata nga salla seminaresh, por merr ca kamera me vete dhe në sy të popullit plasja të parit të vendit. Ose të parëve të vendit. Shko në zyrën e gjithsecilit, faqe popullit, brenda dhe jashtë vendit. Ulërit. Ndofta shqiptarët bëhen qytetarë dhe e kuptojnë një here e mire faktin që në demokraci qytetari mburret me veten dhe fëmijën e tij, jo me vilat e njëshave. Se këtu kanë arritur, ia plasin shoqi-shoqit se kush e ka liderin më të forte, më mashtrues të zotin. Se kështu në salla konferencash po bëhesh pak shqiptar edhe ti. Ndize fitilin siç duhet. Fitilin e popullit, jo të mediave. Këtë e dime si metodë. Kështu e kemi ne, mjafton që ia thashë më në fund, ia plasa në sy dhe kaq. Nuk e shikon rezultatin, një media, një opinion i tërë, një shoqëri klanesh që po merret me deklaratën tuaj se Shqipërinë e kontrollojnë 20 grupe dhe 4 klane kriminale.

Do vazhdojnë sot e nesër, u dhe punë. Ne jemi kampionë të zhurmës. Të gjithë po mbledhim supet. Dhe për më tepër me atë hori tonën, suferinë thashjesh, pëshpëshesh, habish, kënaqësish, potere etj. Sikur ke bërë zbulimin e shekullit. Dhe se vërtet shqiptarët nuk e dine ekzistencën e këtyre grupeve. Sikur nuk i njohin ata që të vrasin me pak lekë. Sikur nuk e dine që burgjet janë zyrat nevralgjike nga drejtohen atentatet, kultivimi apo shitja e drogës. Sikur nuk e dine që selitë e partive, kapot dhe bandat e tyre, i ruajnë me fanatizëm, i kanë asete. Nuk ka militues partiak, qytetar shqiptar, qoftë ky socialist a demokrat që nuk e di këtë. I ruajnë me qëllim, që, nëse u dështon plani A, kanë plan ndërrmarrjen B. Pra shefat dhe bandat e tyre. Ata t’i mbushin kutitë për qejf, si t’i duash.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Kur fitojnë i kanë të qarta strategjitë, u çojnë njoftim që të ndryshojnë vilat, se qeveria do bëj sikur do i arrestojë. Po njoftimin ua ka çuar ama. Edhe udhëzimin që për ca ditë të lëvizin me makina gabi. Dalin me televizione, me daulle e tellall. Hiqe nga mendja se voton populli tek ne. Tek ne votojnë të fortët. Ata janë më të shenjtë se akadamikët dhe ekzistenca e ligjit dhe e shtetit. Ju ndofta nuk e dini, por në Shqipëri ka bërë vaki që kapot të presin burra nga shtetet fqinjë. Me hori kallashësh. Po ku di gjë ti, nga këto. Ti vjen nga një vend, ku vota ka pushtet. Dhe se shtetarët janë gogla përpara qytetarit. Në karrierën tënde kushedi sa burra shteti ke ndërruar. Kurse tek ne, laj e thaj, këta kemi. I mbajmë si ujin e pakët. Nuk lindin më tjerë nënat tona. Janë shterpa të shkretat. Vetë, le t’i mbajnë këmbët në mut, kurse kokat në luks. Rrofshin e i paçim sa malet. Lërna rehat në mizerjen tone.

Janë më shumë se aq ambasador.
Shqipëria e vogël ka të paktën gjashtë qytete të mëdha. Këto gjashtë për nga 20 grupe, del tjetër shifër. Ka nga 20 baronë që u bëjnë rreshtore atyre kajmekam-mëve që mbajnë titullin kryebashkiak. Dhe a e di përse, sepse, ne, arsyen nuk e konsiderojmë efikase pa dhunën e forcës. Dhuna tek ne është bereqet. Kriminelë nuk janë vetëm ata që të vrasin për shkak se i bezdis. Jo, jo…, janë më të keq ata që e kanë futur vendit një mendësi të tërë dasimi, konfliktesh. Ata bartësit, e propogandës së unit. Aq sa shqiptarët sot përshembull, më shumë duan qelqllëkun a virgjërinë e Edi Ramës, se nderin e tyre. Ne po na vdes propaganda. Po na e pi gjakun, duke na mpakur ditë më ditë.
Ne vetëm për demokraci nuk mund të flasim. Jo, jo asesi!

Ku ta dish si vjen ora, po t’u shkosh në zyra me kamera. T’i pyesësh…, me çfarë parash e bërë këtë dhe atë resort, pallat a vile. Sa kushtojnë dhe sa e ke rrogën etj? Jemi me pamje aty faqe burrash. Se këta, çunat që vishen trendy, me atlete Adidas. Këta soje xhaketash të kthyera, nuk kanë për të bërë kurrë demokraci. Po, siç e tha ai poeti, veç shkërdhatokraci.
Jo se ti di më shumë se ne, por të paktën ti po guxon. Dhe ne shqiptarët priremi të besojmë më shumë të huajin se sa njëri – tjetrin. Fatkeqësisht, po!

Etiketa: ambasadori Luedi ramaIlir LevonjakriminelëShqiperi

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Shtatënjakët e parë të mbijetuar mbushin 19 vjeç, ja si është sot jeta e tyre

Shtatënjakët e parë të mbijetuar mbushin 19 vjeç, ja si është sot jeta e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij –

Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij –

09:46 | 12/01/2026
Nga Instagrami i Boçit te bizneset e Abules, skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro –

Nga Instagrami i Boçit te bizneset e Abules, skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro –

09:40 | 12/01/2026
Ndryshime në polici, emërohen drejtuesit për Korçën, Lezhën dhe Durrësin (Emrat) –

Ndryshime në polici, emërohen drejtuesit për Korçën, Lezhën dhe Durrësin (Emrat) –

09:38 | 12/01/2026
Mot i acartë në Qarkun Elbasan, termometri në zonat malore zbret në -15 gradë Celsius –

Mot i acartë në Qarkun Elbasan, termometri në zonat malore zbret në -15 gradë Celsius –

09:02 | 12/01/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 12 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:26 | 12/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij –
  • Nga Instagrami i Boçit te bizneset e Abules, skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro –
  • Ndryshime në polici, emërohen drejtuesit për Korçën, Lezhën dhe Durrësin (Emrat) –
  • Mot i acartë në Qarkun Elbasan, termometri në zonat malore zbret në -15 gradë Celsius –
  • Këmbimi valutor 12 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij –
  • Nga Instagrami i Boçit te bizneset e Abules, skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com