Paraditen e sotme, Biblioteka Kombëtare është përfshirë nga flakët në katin e nëndheshëm të saj. Policia dhe tre zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes. Për momentin po punohet për të gjetur vatrën e zjarrit dhe më pas të bëhet ndërhyrja. Të gjithë punonjësit janë evakuar dhe brenda bibliotekës ndodhen specialistë të zjarrfikëses. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.
Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...








