Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në Gjirokastër, ndërsa ka përfshirë kullotat poshtë fshatit Mashkullorë.
Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm për pastrimin e kullotave, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë, era e fortë e mbrëmjes dhe barërat e thatë po favorizojnë përhapjen e flakëve me vështirësi, duke krijuar panik te banorët, pasi rrezikojnë të prekin disa shtëpi.