5 hektarë tokë janë shkrumbuar pasi një zjarr i fuqishëm ka rënë në fshatin Goranxi, pjesë e Bashkisë Dropull.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrëfikëse të cilat po mundohen të mbajnë nën kontroll flakët.
Gjithashtu mësohet se gjendja është kritike dhe është e vështirë që të lokalizohen flakët.