Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një masiv me shkurre dhe pemë në fshatin Terihat të Gjirokastrës.
Banorët e zonës janë përpjekur që të neutralizojnë flakët e zjarrit me mjete rrethanore, pasi për shkak të zonës malore, mjetet e kanë të pamundur të shkojnë në zonë.
Mësohet se zjarri në Terihat është vënë nën kontroll, dhe nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.
Por një tjetër vatër zjarri është krijuar në Malin e Gjerë afër lagjes Manalat.