Zhdukja e shtëpisë së Nënë Terezës/ Dritëhijet (edhe shqiptare) e një privatizimi! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zhdukja e shtëpisë së Nënë Terezës/ Dritëhijet (edhe shqiptare) e një privatizimi!

15:10 | 20/05/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Investitori “Amadeus Development” ka qenë dashur të paktën të rishqyrtojë planin e tij (nëse veç ka pasur ndonjë plan) dhe në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe institucionet relevante në Shkup, të mendojë për rindërtimin e shtëpisë së lindjes së Nënës Terezë, sipas të njëjtës pamje dhe të njëjtës arkitekturë.

Nga Emin Azemi

Gjykata Penale e Shkupit ka njoftuar se të hënën do të fillojë procesi kundër ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski dhe dhjetë të akuzuarve të tjerë, të cilët ngarkohen për shitjen e tokës shtetërore në qendër të Shkupit.

Read more

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Parcela e privatizuar prej 1.046 dhe e shitur për 1 milion e gjysëm euro, në vitin 2013, ishte e paraparë për ndërtimin e një pallati 20 katësh të stilit barok. Bëhet fjalë për hapësirën në mes të sheshit dhe Qendrës Tregtare (GTC), i cili aktualisht është i mbuluar me një park artificial.

Janakievski dhe të tjerët akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dëmtim të buxhetit të shtetit për 2.6 milionë euro.

Mbetet të presim se çka do të sjellë ky proces gjyqësor që do të fillojë të hënën: nëse hapësira do të ngelë pronë private e investitorit nga Shqipëria, apo sërish do t’i kthehet shtetit, siç ka qenë më parë.

Gjithçka do të ishte në rregull me këtë privatizim, sikur të ndodhte edhe një konsultim paralel me ata që e njohin Shkupin mirë, e sidomos i njohin themelet e traditës së lavdishme, prej ku lindën edhe njerëz të famshëm, siç është Nënë Tereza, shtëpisë së cilës tani po ia humbin gjurmët, duke ia larguar themelet prej aty dhe duke e bllokuar qasjen deri te pllaka përkujtimore e vendosur në vendin ku kishte qenë shtëpia e lindjes së saj.

Një konsultim kurtoazie, madje ndodh edhe kur njerëzit para se ta blejnë një shtëpi apo një tokë, të pyesin përreth, nëse ajo pronë është kontestuese, nëse dikujt i është bërë padrejtësi rreth asaj prone, ose në rastin konkret, nëse ajo pronë ka të bëjë me ruajtjen e trashëgimisë kulturore e shpirtërore të shqiptarëve të Shkupit.

Si ka mundur t’iu ikë këtyre konsultimeve investitori nga Tirana, “Amadeus Development”, i cili nëse jo në fillim, atëherë ka mundur pastaj të informohet nga mediat që në fakt ai ka privatizuar edhe një hapësirë ku para 110 viteve kishte lindur nobelistja shqiptare, Nënë Tereza.

Mund edhe të mos i kontestohet atij e drejta për të blerë tokë, ku t’i teket në Maqedoni dhe jashtë saj, sepse konkurrenca e lirë dhe tregu i hapur këto përparësi ka, por kur  bëhet fjalë për një copë hapësirë që është shndërruar në vend-pelegrinazhi për qindra mijëra e miliona njerëz nga mbarë bota, atëherë investitori ka qenë dashur të paktën të rishqyrtojë planin e tij (nëse veç ka pasur ndonjë plan) dhe në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe institucionet relevante në Shkup të mendojë për rindërtimin e shtëpisë së lindjes së Nënës Terezë, sipas të njëjtës pamje dhe të njëjtës arkitekturë.

Sigurisht që në ditët në vijim mund të kemi edhe ndonjë sqarim plotësues të investitorit nga Tirana, mbi këto hamendësime, të cilat do të merrnin një përfundim objektiv, nëse qartësohet ideja përfundimtare e tij rreth qëllimit dhe destinimit të investimit të tij në hapësirën që tash më po kontestohet edhe në rrugë gjyqësore.

Deri në sqarimin e radhës, në opinion publik nuk do të mungonin pyetjet e stilit: Çfarë pallati 20 katësh do të mund  ndërtohej aty dhe sa ky projekt do të rrezikonte kontinuitetin e në tradite, siç është shtëpia e Bojaxhinjve, aty ku lindi Gonxhe Bojaxhiu?

Qyteti i Shkupit, tash së fundmi është deklaruar se do të bllokojë procesin e privatizimit të kësaj hapësire. Kryetari Petre Shilegov para tre ditëve tha se aty nuk mund të ndërtohet asgjë, derisa ai do të jetë kryetar i qytetit të Shkupit, por në anën tjetër ai ka lejuar të ndodhë një krim tjetër, jo vetëm urbanistik, por edhe civilizues, pikërisht në vendin ku para më shumë se dhjetë viteve zhvillohen beteja grueviste për ndërtimin e një kishe ortodokse maqedonase.

Ndërkohë që, të gjitha këto kontestime e paqartësi po ndodhin pa nxitur kurrfarë reagimi  ana e faktorëve politikë e institucional shqiptar në Shkup!

Gazeta Koha

Etiketa: Amadeus DevelopmentEmin AZEMIinvestitorinene terezaprivatizimiritëhijetshqiptareZhdukja e shtëpisë së Nënë Terezës/ Dritë-hijet (edhe shqiptare) e një privatizimi!

Të Lidhura

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

nga 27
22:25 | 25/04/2026
0

Ditën e mërkurë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka lënë paraburgimin e Durrësit për një kontroll mjekësor në një spital...

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

nga 27
21:07 | 25/04/2026
0

Një alarm për bombë ka vënë në lëvizje strukturat e sigurisë në qendrën tregtare “Toptani” në Tiranë, duke shkaktuar evakuimin...

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

nga 27
14:46 | 25/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se “zgjedhja e drejtuesit të partisë është një proces ekskluzivisht në dorë...

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

nga 27
13:50 | 25/04/2026
0

Kreu demokrat Sali Berisha e konsideroi një sjellje prej gangsteri atë të ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, pas publikimit të...

Para
Laboratori që dyshohet se infektoi botën, brenda tij 1500 lloje të ndryshme virusesh (foto)

Shkencëtarët: Personat e infektuar për të dytën herë nuk e transmetojnë virusin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

22:25 | 25/04/2026
LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

21:07 | 25/04/2026
Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

14:46 | 25/04/2026
Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

13:50 | 25/04/2026
Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

13:46 | 25/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –
  • Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –
  • Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –
  • Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –
  • SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com