Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Zgjerimi i masave shtrënguese, rikthehet trafiku në kryeqytet

Nga Klodiana 0

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi masat e reja që do të zgjeroheshin në disa drejtime.

Nga sot është zgjeruar harta e zonave jeshile siç janë bashkitë:

Tropojë, Rrogozhinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vajgurore, Kuçovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë, Vlorë dhe Selenicë.

Ndërkohë po nga sot do të lëviznin taksitë me dy pasagjerë familjarë në të gjithë territorin.

Nga sot do të lëviznin edhe të gjithë automjetet, brenda qarqeve dhe fashave orare 5:00-17:30, ndërsa përtej këtij orari mund të lëviznin vetëm automjetet që kanë autorizim.

Në zonën e unazës së re në zonën e Astirit gjithë automjetet kanë filluar të lëviznin duke iu rikthyer edhe një herë radhëve të gjata të trafikut në kryqyetet.

Masat liruese do të vazhdojnë edhe më tej duke filluar nga e hëna e 11 majit ku sipas Ministrisë së Shëndetësisë do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre një grup tjetër biznesesh, siç janë parukeritë, berberët, dentistët dhe dyqanet në qendra tregtare, të cilat do të hapen me protokolle rigoroze sigurie.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se këto masa liruese mund të kufizohen përsëri, në rast se situata me epideminë do të ndryshojë negativisht.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej